Lajme Zone
Eva Murati nuk po kursen pozat me bikini këtë verë, pas “The Sun” të gjithë sytë nga Instagrami
KulturëGazeta Tema

Eva Murati nuk po kursen pozat me bikini këtë verë, pas “The Sun” të gjithë sytë nga Instagrami

Eva Murati duket se po e shijon në maksimum muajin gusht, ndërsa Instagrami i saj është kthyer në një album pushimesh me det, diell dhe bikini.

Eva Murati duket se po e shijon në maksimum muajin gusht, ndërsa Instagrami i saj është kthyer në një album pushimesh me det, diell dhe bikini.

Pas fotove që pak ditë më parë tërhoqën vëmendjen e mediave britanike, prezantuesja shqiptare ka vijuar të ndajë me ndjekësit momente nga arratisjet e saj verore. Këtë herë destinacioni është Greqia, ku Murati ka publikuar disa poza nga deti dhe një udhëtim me jaht në Antiparos. Në një prej postimeve të fundit, ajo shfaqet me bikini të bardha në bordin e një varke, ndërsa në fotografi të tjera pozon pranë ujit dhe shijon një ditë vere në brigjet greke. Postimin e ka shoqëruar me një frazë të shkurtër: “Life’s good”.

Dhe duket se kjo është kryefjala e gushtit për Muratin. Ditët e fundit ajo ka ndarë vazhdimisht fotografi nga plazhi, me bikini të ndryshme, duke alternuar pozat pranë detit me momente në varkë dhe pamje nga pushimet.

Vetëm pak ditë më parë, ajo publikoi një tjetër seri fotografish me bikini blu, ndërsa në një postim tjetër u shfaq me bikini me pika, duke shkruar se ishte rikthyer te një prej gjërave të saj të preferuara: të shijonte perëndimet. Postimet e njëpasnjëshme kanë marrë edhe vëmendjen e mediave britanike. “The Sun” i ka kushtuar artikuj fotove të saj të fundit, duke vënë në fokus paraqitjen e prezantueses shqiptare dhe reagimet e ndjekësve të saj në Instagram. Me rreth 1.4 milionë ndjekës në Instagram, Murati duket se po e përdor këtë periudhë pushimesh edhe si një mënyrë për të ndarë një tjetër anë të jetës së saj, larg studiove televizive dhe futbollit. Pas një sezoni të ngarkuar me mbulimin e Ligës së Kampionëve, gushti për të ka marrë një ritëm dukshëm më të qetë: det, udhëtime dhe shumë fotografi me bikini.