E nisi me pretendimin për të luajtur finalen e kompeticionit, por Milan zhgënjeu që në ndeshjen e parë të fazës së grupit të Europa League, duke u mposhtur me rezultatin 0-2 nga Benfica. ‘Djalli’ u pa pa ide dhe pa grintë në ‘San Siro’, ndërsa miqtë nga Portugalia realizuan nga një gol në secilën pjesë. Fillimisht Lukebakio dhe më pas Kaminski. Edhe pse në pjesën e dytë trajneri Amorim aktivizoi disa prej lojtarëve më të mirë Milan e pati të vështirë të rrezikonte portën e Benfica-s. Më shumë se rezultati loja u bë shkak që tifozët e ‘djallit’ të vërshëllenin ekipin në ‘San Siro’. Për portugezët kjo ishte fitorja e parë në histori në Kupat e Evropës kundër Milanit, ndërsa trajneri i italianëve Amorim pas ndeshjes u shpreh ‘se skuadra ishte armiku vetes, duke bërë shumë gabime me kontrolline topit’. LEXO edhe...Milan zhgënjen në nisje të Europa League, Benfica fiton pastër! Tifozët e ‘djallit’ vërshëllejnë skuadrën Në duelet e tjera të mbrëmjes Anderlect u mposht 1-2 në shtëpi nga Lyon, Sunderland fitoi 1-0 kundër Az Alkmar, Bayern Leverkusen likuidoi pastër 2-0 Celje-n, Hapoel Beer Sheva barazoi 0-0 kundër Dinamo Zagreb, Olympiacos ia doli 2-1 kundër Jagellonia-s, ndërsa Sturm Graz barazoi 0-0 me Rennes. Më herët qipriotët e Ominias mposhtën 1-0 Celta Vigo-n dhe Ararat-Armenia humbi 1-4 kundër Sparta Praghue. Rezultatet e mbrëmjes së parë në Europa League Milan 0-2 Benfica Anderlecht 1-2 Lyon Sunderland 1-0 Az Alkmar Leverkusen 2-0 Celje Beer Sheva 0-0 D.Zagreb Olympiacos 2-1 Jagellonia Sturm Graz 0-0 Rennes Omonia 1-0 Celta Vigo Ararat 1-4 Sprta Prague Share Share Ne.k./ReportTv.al europa league Milan Ruben Amorim benfica az alkmaar sunderland Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.1% Të gabuar 88.7% Nuk e di 5.3% Vota total: 1745 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

