Lajme Zone
Europa League/ Egnatia ndalet nga shtylla, barazim pa gola kundër Lillestrom në shtëpi! Dede: Keqardhje, gjithçka mbetet e hapur
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Europa League/ Egnatia ndalet nga shtylla, barazim pa gola kundër Lillestrom në shtëpi! Dede: Keqardhje, gjithçka mbetet e hapur

Egnatia e ka siguruar fazën e ligës në Conference League dhe do të kërkojë fazën finale të Europa League në ndeshjen e kthimit.

Egnatia dhe Lillestrom nuk kanë mundur të prodhojnë fitues në ndeshjen e parë të 'play-off'-it të Europa League, zhvilluar të enjten në Rrogozhinë. Në 'Egnatia Arena', sfida u mbyll me rezultatin 0-0, duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit i cili do të zhvillohet pas një jave në Norvegji. Ndeshja nisi me një moment të rrezikshëm për miqtë. Në minutën e 5-të, Gabrielsen dërgoi topin në rrjetë pas një goditje të lirë, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Pas këtij episodi, Egnatia nisi të merrte kontrollin e lojës dhe gradualisht u afrua më shumë drejt portës norvegjeze. Adjessa pati mundësinë e parë të rrezikshme për vendasit, por goditja e tij u ndal nga portieri. Pak minuta më vonë, sulmuesi rrogozhinas provoi sërish, ndërsa një tjetër mundësi për shënim iu paraqit edhe Albaneses. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë Egnatia vijoi të kërkonte avantazhin. LEXO EDHE:Arbër Hitaj: Shteti Bektashian, antidoti më i mirë ndaj radikalizmit! Albanese pati një tjetër rast për të zhbllokuar rezultatin, ndërsa mundësia më e mirë e takimit për Egnatian erdhi nga Gruda. Goditja e tij u përplas në shtyllë, duke i mohuar skuadrës së Nevil Dedes golin e shumëkërkuar. Lillestrom pati gjithashtu një mundësi të artë në minutën e 73-të. Felix Va u gjend përballë një situate ideale me portën e boshatisur, por nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë. Në fund rezultati përfundimtar mbeti 0-0, me Egnatian që nuk arriti të shfrytëzonte avantazhin e fushës, por gjithsesi e mban të hapur çështjen e kualifikimit për në fazën e ligës së Europa League, paçka se kampionët në fuqi të Shqipërisë e kanë të sigurt pjesëmarrjen në fazën e ligës së Conference League edhe nëse eliminohen. Gjithçka do të vendoset pas një jave në Norvegji. Pas ndeshjes trajneri Nevil Dede i Egnatias vlerësoi paraqitjen e skuadrës, duke shprehur keqardhje për rastet e shpërdoruara. Për RTSH, Dede theksoi se futbollistët e tij meritojnë komplimente për atë që treguan në fushë, ndërsa nënvizoi se kualifikimi mbetet plotësisht i hapur përpara sfidës së kthimit në Norvegji. "Këta djem meritojnë komplimente, na kanë bërë krenarë. Djemtë u munduan shumë. Mendoj që ndeshja meriton komplimente. Normal që ne trajnerët gjejmë gjithmonë gjëra që nuk shkojnë”, u shpreh Dede. Trajneri i Egnatias zbuloi gjithashtu se skuadra kishte punuar prej disa ditësh për të përgatitur përballjen me norvegjezët. “Kemi gati pesë ditë që punojmë për këtë kundërshtar. Unë nuk i njoh cilësitë e të gjithë lojtarëve të Lillestromit, por me aq informacion sa kam marrë, mendoj se mund të përballojmë këtë sfidë. Më vjen keq për djemtë që nuk u shpërblyen sot me një gol, por mendoj se gjithçka mbetet e hapur. Ne jemi në lojë për gjithçka”, deklaroi tekniku. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Rrogozhine Tirane europa league Nevil Dede egnatia Lillestrom Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.7% Social media 15.9% Vota total: 5134 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?