Lajme Zone
Europa dhe synimet e Putinit
PolitikëPamfleti

Europa dhe synimet e Putinit

Duhet të dëgjohen me vëmendje argumentet që përdorin për të mbrojtur kauzën e tyre, si shumë filorusë që qarkullojnë, ashtu edhe ata që, megjithëse nuk ushqejnë ndonjë simpati të veçantë për Rusinë, mendojnë se realizmi na imponon t’u nënshtrohemi diktateve të Kremlinit. Argumentet janë tre. I pari, i përdorur vazhdimisht që prej ditëve të para të pushtimit të Ukrainës, është se agresori në dukje është, në të vërtetë, i sulmuari. Rusia qenka viktimë. Ajo vetëm ka reaguar për t’u mbrojtur nga arroganca dhe vullneti për dominim i Shteteve të Bashkuara. Është një tezë që gjithmonë ka gjetur terren te ata që vuajnë nga antiamerikanizmi dhe është e kotë të humbasësh kohë duke iu përgjigjur sërish. Kjo është bërë tashmë shumë herë.

Le të shqyrtojmë atë që paraqitet si një skenar i konsideruar mjaft i besueshëm në qarqet ushtarake perëndimore lidhur me lëvizjet e ardhshme të Kremlinit. Për të testuar reagimin e NATO-s, Rusia zgjedh t’i avancojë trupat e saj për disa dhjetëra kilometra, le të themi, në territorin e Estonisë... Duhet të dëgjohen me vëmendje argumentet që përdorin për të mbrojtur kauzën e tyre, si shumë filorusë që qarkullojnë, ashtu edhe ata që, megjithëse nuk ushqejnë ndonjë simpati të veçantë për Rusinë, mendojnë se realizmi na imponon t’u nënshtrohemi diktateve të Kremlinit. Argumentet janë tre. I pari, i përdorur vazhdimisht që prej ditëve të para të pushtimit të Ukrainës, është se agresori në dukje është, në të vërtetë, i sulmuari. Rusia qenka viktimë. Ajo vetëm ka reaguar për t’u mbrojtur nga arroganca dhe vullneti për dominim i Shteteve të Bashkuara. Është një tezë që gjithmonë ka gjetur terren te ata që vuajnë nga antiamerikanizmi dhe është e kotë të humbasësh kohë duke iu përgjigjur sërish. Kjo është bërë tashmë shumë herë.

Më interesantë, edhe sepse janë më tinëzarë dhe më pak haptazi ideologjikë, janë dy argumentet e tjera. Mund t’i përkufizojmë si mohim i besueshëm dhe kujdes, nëse e tërheqim shumë litarin, na pret Armagedoni bërthamor. Mohimi i besueshëm lidhet me karakteristikat e luftës hibride që Rusia ka nisur kundër Europës. Është një luftë për të cilën janë të vetëdijshëm pothuajse vetëm profesionistët e fushës dhe ata pak njerëz që ndjekin me të vërtetë me vëmendje atë që po ndodh. Për nga vetë natyra e saj, lufta hibride është ende e padukshme dhe nuk njihet si e tillë nga opinionet publike europiane. Me përjashtim të baltikëve, polakëve, finlandezëve dhe të gjithë atyre që, për shkak të afërsisë gjeografike, e ndiejnë frymën e Rusisë në qafë, pjesa më e madhe e popullsisë europiane nuk di asgjë për luftën hibride dhe nuk është e vetëdijshme për faktin se ne jemi viktima të saj.

Prandaj, në veshët e shumicës, bëhet i besueshëm mohimi nga ana e filorusëve se një luftë e tillë është duke u zhvilluar. Kjo e bën të besueshëm edhe atë kapërcim logjik, sipas të cilit kushdo që u përmbahet fakteve dhe i denoncon ato mund të akuzohet se është një luftënxitës.

Duhet të dëgjohen me vëmendje argumentet që përdorin për të mbrojtur kauzën e tyre, si shumë filorusët që qarkullojnë, ashtu edhe ata që, megjithëse nuk ushqejnë ndonjë simpati të veçantë për Rusinë, mendojnë se realizmi na imponon t’u nënshtrohemi diktateve të Kremlinit. Argumentet janë tre. I pari, i përdorur vazhdimisht që prej ditëve të para të pushtimit të Ukrainës, është se agresori në dukje është, në të vërtetë, i sulmuari. Rusia qenka viktimë. Ajo vetëm ka reaguar për t’u mbrojtur nga arroganca dhe vullneti për dominim i Shteteve të Bashkuara. Është një tezë që gjithmonë ka gjetur terren te ata që vuajnë nga antiamerikanizmi dhe është e kotë të humbasësh kohë duke iu përgjigjur sërish. Kjo është bërë tashmë shumë herë.

Më interesantë, edhe sepse janë më tinëzarë dhe më pak haptazi ideologjikë, janë dy argumentet e tjera. Mund t’i përkufizojmë si mohim i besueshëm dhe kujdes, nëse e tërheqim shumë litarin, na pret Armagedoni bërthamor. Mohimi i besueshëm lidhet me karakteristikat e luftës hibride që Rusia ka nisur kundër Europës. Është një luftë për të cilën janë të vetëdijshëm pothuajse vetëm profesionistët e fushës dhe ata pak njerëz që ndjekin me të vërtetë me vëmendje atë që po ndodh. Për nga vetë natyra e saj, lufta hibride është ende e padukshme dhe nuk njihet si e tillë nga opinionet publike europiane. Me përjashtim të baltikëve, polakëve, finlandezëve dhe të gjithë atyre që, për shkak të afërsisë gjeografike, e ndiejnë frymën e Rusisë në qafë, pjesa më e madhe e popullsisë europiane nuk di asgjë për luftën hibride dhe nuk është e vetëdijshme për faktin se ne jemi viktima të saj.

Prandaj, në veshët e shumicës, bëhet i besueshëm mohimi nga ana e filorusëve se një luftë e tillë është duke u zhvilluar. Kjo e bën të besueshëm edhe atë kapërcim logjik, sipas të cilit kushdo që u përmbahet fakteve dhe i denoncon ato mund të akuzohet se është një luftënxitës.

Argumenti i dytë konsiston në evokimin e kërcënimit bërthamor. Ata që këmbëngulin në këtë pikë thonë: “A duam vërtet ta mbrojmë Ukrainën me çdo kusht? Dhe nesër, ndoshta, shtetet baltike apo Poloninë? Mos jemi çmendur? Nëse e bëjmë, Rusia do të na shkatërrojë me bomba bërthamore”. Në thelb, ata thonë: ne europianët nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të ulim kokën.

Le të shqyrtojmë atë që paraqitet si një skenar i konsideruar mjaft i besueshëm në qarqet ushtarake perëndimore lidhur me lëvizjet e ardhshme të Kremlinit. Për të testuar reagimin e NATO-s, Rusia zgjedh t’i avancojë trupat e saj për disa dhjetëra kilometra, le të themi, në territorin e Estonisë. Estonia, vend anëtar i NATO-s, u drejtohet atëherë aleatëve për të kërkuar ndihmë. Dhe ja ku aktivizohen si shantazhi bërthamor rus, ashtu edhe kërkesa e filorusëve, dhe e atyre që u bashkohen, drejtuar qeverive europiane që ta marrin seriozisht kërcënimin dhe t’i nënshtrohen shantazhit. Rezultati: mosveprimi i europianëve dhe Rusia e gllabëron Estoninë. Ndërkohë që Amerika e Trumpit merret me diçka tjetër. Në atë pikë NATO-ja është e shpërbërë, ka marrë fund. Rusia mund të vazhdojë të rimarrë manu militari, pra me forcën e armëve, edhe vendet e tjera baltike. Hapat pasues, meqenëse oreksi vjen duke ngrënë, do të synojnë të ripushtojnë një pjesë të madhe të Europës ish-sovjetike.

Kërcënimi bërthamor është aty, pezull mbi ne, dhe prandaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse të ulim kokën. Natyrisht, ideja se përdorimi i armëve bërthamore nga rusët do të ishte automatik në rast se europianët nuk do të ishin të gatshëm ta gëlltisnin këtë pilulë të hidhur, nuk është aq e besueshme sa disa duan të na bëjnë të mendojmë. Çfarë do t’i duhej Rusisë një Europë e katandisur në një grumbull rrënojash radioaktive? Dhe, përsëri, a do ta pranonin kinezët përdorimin e armëve bërthamore nga partneri i tyre më i vogël? Për një fuqi të madhe, vlera e armëve bërthamore qëndron te avantazhet politike që ofron jo përdorimi i tyre, por mundësia për të kërcënuar me përdorimin e tyre. Megjithatë, mbetet fakti se argumenti i shantazhit bërthamor mund të ndikojë te sektorë të gjerë të opinionit publik. Mund të shfrytëzojë frikën. Dhe kështu të na dënojë t’u nënshtrohemi diktateve të atyre që zotërojnë armë bërthamore.

Filorusi, shpesh, është shumë dinak dhe di ta shesë mirë mallin e tij. Thotë: nuk do të mendoni vallë se Rusia ka vërtet ndër mend të nisë kundër nesh, italianëve, spanjollëve e kështu me radhë, një luftë konvencionale apo se dëshiron të na pushtojë ushtarakisht? Natyrisht, ai ka të drejtë. Por çështja është se ai bën sikur nuk e kupton se cili është interesi i vërtetë në lojë. Rusia, ose, më saktë, klasa e saj aktuale drejtuese, ka dy objektiva: të rimarrë me armë territoret e humbura në momentin e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe të ndryshojë ekuilibrin europian në mënyrë që të ushtrojë një ndikim mbizotërues mbi pjesën tjetër të Europës. Nga njëra anë, rindërtimi i perandorisë, në territoret e ish-Bashkimit Sovjetik; nga ana tjetër, pasi NATO-ja të jetë nxjerrë jashtë loje, imponimi i vetes si fuqia politikisht hegjemoniste në Europë.

Është e kotë t’ua thuash këtë atyre që nuk besojnë se e kaluara rëndon mbi të tashmen dhe e kushtëzon atë, por kjo shtysë ruse për t’u zgjeruar drejt Perëndimit daton që nga koha e carit Pjetri i Madh, fillimi i shekullit XVIII dhe, me përjashtim të periudhës së shkurtër kur Gorbaçovi ishte në pushtet, nuk është fashitur kurrë. Në shekujt XVIII dhe XIX, shtetet europiane, të forta dhe vitale, ishin në gjendje ta kundërshtonin këtë shtysë. Me pak fjalë, zotëronin antitrupat e nevojshëm. Pas Luftës së Dytë Botërore, këto shtete, tashmë shumë më të dobëta se dikur, u detyruan të mbështeteshin te mbrojtja amerikane kundër imperializmit sovjetik. Sot, mbrojtja amerikane nuk mund të merret më si e mirëqenë. Çështja është të kuptohet nëse europianët, duke bashkëpunuar mes tyre, do të arrijnë të rindërtojnë antitrupat e humbur./Përshtati “Pamfleti” nga “Corriere della Sera”putin europa Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Princi, spiunazhi dhe AI-ja/ Historia e një perandorie që po rritet në heshtje 1 Tetor 2026, 22:1022:10Rajoni dhe Bota Nga llogoret në Kremlin, projekti i Putinit për elitën e re ruse 1 Tetor 2026, 21:4621:46Rajoni dhe Bota Teherani kërkon garanci nga SHBA-ja për përfundimin e luftës, 1 Tetor 2026, 20:5520:55Rajoni dhe Bota Putin paralajmëron Perëndimin: Hiqni sanksionet ose Rusia ndal naftën 1 Tetor 2026, 20:4120:41Rajoni dhe Bota “Mos na provokoni”, Putin kërcënon Europën: Armët bërthamore janë gati për kundërpërgjigje 1 Tetor 2026, 20:1520:15Rajoni dhe Bota Franca në flakët e protestave, nxënësit përplasen me policinë; Kryeministri thërret mbledhje emergjente 1 Tetor 2026, 20:1420:14Rajoni dhe Bota