Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas renditjes së Shqipërisë në krye të indeksit global të sigurisë kibernetike, duke sjellë si argument një artikull të Euronews që pasqyron klasifikimin dhe transformimin e vendit pas sulmit masiv kibernetik të vitit 2022.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar artikullin e Euronews dhe ka ironizuar kritikët që kundërshtuan një ditë më parë lajmin për renditjen e Shqipërisë.
“Ja edhe EURONEWS-i global për një lajm që në Shqipëri i mërziti aq shumë sorrat, korbat dhe dështakzemërakët”, shkruan Rama. Sipas kryeministrit, Shqipëria renditet e para në botë për sigurinë kibernetike me 98.33 pikë nga 100, duke lënë pas vende si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Rama e lidh këtë rezultat me masat e ndërmarra pas sulmit kibernetik të vitit 2022, të cilin autoritetet shqiptare e kanë atribuar Iranit.
“Sulmi i vitit 2022 mund të na kishte gjunjëzuar. Ne e kthyem atë në një shtysë për transformim”, shprehet ai.
Kryeministri thekson se pas sulmit është rindërtuar kuadri ligjor, është centralizuar mbrojtja kibernetike, janë forcuar kapacitetet dhe janë krijuar partneritete të reja me Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara dhe kompani të mëdha të teknologjisë.
Statusi i kryeministrit Edi Rama
Ja edhe EURONEWS-i global për një lajm që në Shqipëri i mërziti aq shumë sorrat, korbat dhe dështakzemërakët
SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE
Nga vendi që në vitin 2022 u godit nga një sulm masiv kibernetik i sponsorizuar nga Irani, tek vendi që sot kryeson renditjen globale për sigurinë kibernetike.
Sipas indeksit të publikuar edhe nga Euronews, Shqipëria renditet e para në botë me 98.33 pikë nga 100, përpara fuqive të mëdha teknologjike si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Pikë maksimale për politikat kibernetike, bashkëpunimin ndërkombëtar, arsimin dhe kërkimin, mbrojtjen e infrastrukturës kritike, analizën e kërcënimeve, mbrojtjen e të dhënave, reagimin ndaj incidenteve, menaxhimin e krizave dhe luftën kundër krimit kibernetik.
Sulmi i vitit 2022 mund të na kishte gjunjëzuar. Ne e kthyem atë në një shtysë për transformim.
Rindërtuam kuadrin ligjor, centralizuam mbrojtjen kibernetike, forcuam kapacitetet tona dhe ngritëm partneritete të reja me Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara dhe kompanitë më të mëdha të teknologjisë.
Dhe sot, në një kohë kur Shqipëria digjitale ofron online 95% të shërbimeve publike, kjo mburojë është po aq jetike sa çdo infrastrukturë tjetër strategjike e vendit.
Nga objektivi i një sulmi shtetëror kibernetik, në numrin 1 të botës për sigurinë kibernetike Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet

