Lajme Zone
Eurodeputeti Waitz 'rrëzon' Ramën: Të protestosh kundër korrupsionit është proeuropiane
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Eurodeputeti Waitz 'rrëzon' Ramën: Të protestosh kundër korrupsionit është proeuropiane

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se protestat në Shqipëri rrezikojnë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Në një reagim për protestat në Shqipëri, Waitz argumenton se protestat për institucione të afta të luftojnë korrupsionin dhe për arsim më cilësor nuk janë në kundërshtim me integrimin europian, por përfaqësojnë pikërisht parimet mbi

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se protestat në Shqipëri rrezikojnë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Në një reagim për protestat në Shqipëri, Waitz argumenton se protestat për institucione të afta të luftojnë korrupsionin dhe për arsim më cilësor nuk janë në kundërshtim me integrimin europian, por përfaqësojnë pikërisht parimet mbi të cilat mbështetet ai.

Thomas Waitz: Edi Rama thotë se “protestuesit po rrezikojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”. Më lejoni ta sqaroj se të protestosh për institucione që kanë kapacitetin dhe vullnetin për të luftuar korrupsionin është proevropiane.

Të protestosh për arsim cilësor është proevropiane. Po kështu, të protestosh për mbrojtjen e duhur të trashëgimisë natyrore të Shqipërisë është gjithashtu proevropiane.

Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama po u thotë protestuesve se janë ekstremistë në duart e të huajve dhe se do të anulojë bursat falas dhe arsimin falas.

Ai po hedh gaz lotsjellës, po përdor topa uji dhe po ndalon minatorët. E gjithë kjo bie ndesh me vlerat evropiane.

Ne të gjithë duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian si një shtet të së drejtës, që respekton të drejtat e qytetarëve, mbron zonat natyrore, dëgjon qytetarët e tij dhe respekton të drejtën e tyre për të protestuar.

Kjo është rruga evropiane dhe shpresojmë që Shqipëria të jetë e gatshme ta ndjekë atë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm