Lajme Zone
Euro zbret në 93.5 lekë, rezerva valutore arrin në 7.8 mld €
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Euro zbret në 93.5 lekë, rezerva valutore arrin në 7.8 mld €

Euro e ka mbyllur muajin korrik më e dobët se kurrë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot u këmbye me mesatarisht 93.5 lekë.

Euro e ka mbyllur muajin korrik më e dobët se kurrë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot u këmbye me mesatarisht 93.5 lekë. Nëse bëjmë krahasimin me vitin 2022 kur nisën efektet e para të rënies së valutave, euro është zhvlerësuar me gati 20%, nga 117.4 lekë për një euro në korrik 2022 ka zbritur në 93.5 lekë këtë të premte. LEXO edhe...A fitojmë me lekun e forcuar ndjeshëm? Rënia e euro është thelluar edhe më shumë me afrimin e pikut të sezonit veror, për shkak të fluksit të lartë të valutës që hyn në vend. Nga ana tjetër për të stabilizuar kursin, dhe për të frenuar një zhvlerësim edhe më të fortë, Banka e Shqipërisë po ndërhyn në treg me blerje valute. Rezerva valutore ka arritur në shifrën rekord prej 7.8 miliardë euro në fund të qershorit, nga 6.7 miliardë euro në qershor të vitit të kaluar. SI.E./ReportTv.al euro Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 52.3% 100 bashki (PD) 11.4% 61 bashki (si sot) 36.4% Vota total: 44 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?