Lajme Zone
Euro në rënie të lirë, kush humbet apo fiton? Ekspertët: Në treg ka më shumë valutë se lekë, monedha evropiane rrezikon të zbresë nën 90 lekë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Euro në rënie të lirë, kush humbet apo fiton? Ekspertët: Në treg ka më shumë valutë se lekë, monedha evropiane rrezikon të zbresë nën 90 lekë

Euro ka regjistruar një tjetër rekord negativ, dhe e mbyll javën duke u këmbyer nën kufirin e 92 lekëve, duke prekur vlerën 91.9 lekë. Zhvlerësimi i pandalur i euros po thellohet shpejt në muajit e fundit, dhe referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha evropiane në një dekadë, ka humbur rreth 33% të vlerës së saj ndaj lekut, duke zbritur nga 137.3 lekë në shtator 2016 në mesatarisht 92

Euro ka regjistruar një tjetër rekord negativ, dhe e mbyll javën duke u këmbyer nën kufirin e 92 lekëve, duke prekur vlerën 91.9 lekë. Zhvlerësimi i pandalur i euros po thellohet shpejt në muajit e fundit, dhe referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha evropiane në një dekadë, ka humbur rreth 33% të vlerës së saj ndaj lekut, duke zbritur nga 137.3 lekë në shtator 2016 në mesatarisht 92 lekë në këto ditë shtatori 2026. Ndërsa brenda 3 vitesh është zhvlerësuar me gati 14%. LEXO edhe...Rënia e euros po ndryshon sjelljen e shqiptarëve, Vakaj: Shitjet e pronave dhe kursimet po zhvendosen drejt lekut Në emisionin ‘Portofol’ në Report TV ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësues të industrisë së manifakturës kanë analizuar faktorët e këtij forcimi të shpejtë të lekut dhe dëmet që po shkakton tek eksportuesit kjo situatë. Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli e lidh forcimin e lekut me rritjen e prurjeve valutore në ekonomi. “Së pari është sektori i turizmit, kemi në rritje të fortë edhe vizitorët që vijnë sjellin më shumë prurje eurosh. Kemi dërgesat e emigrantëve, gjithashtu janë një faktor real. Njerëzit tanë dërgojnë para për të afërmit e tyre këtu. Faktori i tretë pastaj është investimet e huaja të drejtpërdrejta që sërish janë në nivele, që s'kanë qenë përpara. Këto janë faktorë që do të vijojnë, kështu që ky kjo euro 92 lekë apo ky dollar 79 lekë mund të bien akoma. Prandaj kryesorja është të ndihmojmë eksportet tona”, thotë eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli. Edhe Dritan Vakaj, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Agjencive të Këmbimit Valutor, e shpjegon dobësimin e euros me sasinë e lartë të valutës që qarkullon në ekonomi e ndikuar sipas tij edhe nga investimet në pasuri të paluajtshme. “Kemi një sasi të lartë të euros në treg. Leku ka qenë disi më i tërhequr për shumë arsye. Pa diskutim turizmi mbetet edhe këtë vit motori kryesor. Kemi remitancat në tendencë rritje, kemi rritje edhe të investimeve të tuaja direkte. Po ashtu kemi investimet në pasuritë e paluajtshme që pa diskutim mbeten një ndër motorët kryesorë të qarkullimit, por edhe të përthithjes së investimeve të huaja të cilat dhe të dominuara në euro”, thotë Vakaj. Por kreu i ProEksport Albania, Edvin Prençe, thotë se efekti i turizmit mbi kursin e këmbimit duhet të ishte sezonal, dhe ngre disa kritika mbi rolin e Bankës së Shqipërisë dhe ndërhyrjet e saj në treg, e cila edhe pse ka blerë valutë, nuk ka ndalur rënien. “Jam shumë dakord në periudhën verore dhe për periudhën e fundit të vitit, se shtohet numri i turistëvve dhe kthehen emigrantët, por gjatë vitit ti nuk ke një turizëm 365 ditë të vitit. Kjo do të thotë që ky efekt ose kjo arsyetim që bëhet për rënien e kursit të këmbimit për mua nuk qëndron. Zhvlerësimi duhet të ishte i përkohshëm. Edhe pse Banka e Shqipërisë del në blerje, nuk ndryshon ose nuk ka një qëndrueshmëri. A është e arsyeshme që të shikosh çfarë po ndodh ose kush janë lëvizjet e ardhshme, që duhet të bëjë duke filluar nga Banka e Shqipërisë, e duke vazhduar me qeverinë që ndoshta është përfituesi dhe nuk i intereson për të parë në një farë mënyre, për të mbrojtur ekonominë shqiptare”, thotë Edvin Prençe Kreu i ProEksport Albania. Ky dobësim i euros përballë lekut, vijon të godasë eksportuesit që i kanë kostot në lekë dhe të ardhurat në euro, familjet që mbahen me dërgesat e emigrantëve, pasi për të njëjtën sasi marrin më pak para. Godet industrinë turistike pasi edhe pse vijnë më shumë turistë dhe sjellin valutë, përsëri konvertimi në lekë përkthehet në më pak para, por edhe buxheti i shtetit pasi përfiton më pak të ardhura doganore, edhe pse ky efekt ky vit nuk po ndjehet prej çmimeve të larta. Ndërsa efektet pozitive të këtij zhvlerësimi janë ndjerë kryesisht në uljen e borxhit të marrë në valutë, pasi këstet e kthimit të tij janë bërë më të lira. Po ashtu përfitojnë importuesit, pasi ata blejnë në valutë dhe shesin në lekë, duhet të fitojnë konsumatorët çmime më të lira pasi mallrat e importit praktikisht kushtojnë më pak (efekt që në Shqipëri nuk ndjehet). Përfitues janë edhe të gjithë huamarrësit në euro si i kanë këstet më të lira, apo ata që udhëtojnë jashtë vendit, pasi për të blerë euro paguajnë më pak para. Ora 20:49 Rënia e euros po ndryshon sjelljen e shqiptarëve, Vakaj: Shitjet e pronave dhe kursimet po zhvendosen drejt lekut Rënia e euros nuk po ndikon vetëm në kursin e këmbimit, por edhe në mënyrën se si qytetarët dhe bizneset po e perceptojnë monedhën evropiane. Sipas Dritan Vakajt, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Agjencive të Këmbimit Valutor, tendenca e zgjatur e forcimit të lekut ka ndikuar edhe në sjelljen e kursimtarëve dhe operatorëve ekonomikë që tashmë po zgjedhin lekun.“Po bëhen gati pesë vjet me tendenca rënëse të euros, gjë që i ka bërë qytetarët që kursimet e tyre t'i zhvendosin drejt monedhës vendase, drejt lekut. Edhe operatorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshirë ato në turizëm apo dhe në tregtinë e tregtimin e pasurive të paluajtshme, shohim që aktivitetin e tyre dhe çmimet, listimet e tyre i kanë tanimë me lekë, duke marrë në konsideratë këtë forcim të lekut dhe zhvlerësim të euros. Është një tendencë rënëse e stërzgjatur dhe në një farë mënyre euro e ka humbur besimin për t'u rritur", thotë Vakaj.Për shkak të zhvlerësimit të valutave, për herë të parë në korrik depozitat në monedhën kombëtare i kaluan ato në valutë. Në fund të korrikut në banka ishin 781.9 miliardë lekë kursime në lekë dhe 781.2 miliardë lekë depozita në valutë.Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Agjencive të Këmbimit Valutor Dritan Vakaj, thotë se nëse flukset vijojnë, rënia e monedhës evropiane vetëm sa do të thellohet, por në kushtet aktuale, cdo ndërhyrje e fortë nga institucionet mund të sillte pasoja negative."Në qoftë se kemi këtë trend hyrjes të monedhës euro pa diskutim që do bjerë edhe më shumë. Sigurisht tanimë është një situatë delikate pra dhe ndërhyrjet e institucioneve nuk janë të lehta. Pra është situatë komplet tjetër nëse do kishin filluar në 2017-2018. Kemi parë kemi parë vende si Maqedonia, Serbia, Hungaria, Polonia, që i kanë ndaluar kryerjen e transaksioneve kryerjen e transaksioneve vetëm në monedha të huaja, por kërkonin vetëm monedhën vendase. Pra, ju ka dhënë natyrë mundësi dhe për një politikë monetare më të suksesshme. Ama në situatën aktuale kur ne kemi një prezencë kaq të madhe të euros në treg, çdo lloj ndërhyrje, në mënyrë arbitrare nga ana e rregullatorëve apo nga ana e shtetit pa diskutim do shkaktonte panik, dhe mund të na kthej dhe në bumerang”, thotë Dritan Vakaj , Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Agjencive të Këmbimit Valutor", shprehet Vakaj. Share Ora 20:26 Manifaktura në krizë prej dobësimit të euros, kreu i Proeksport: Kemi mbyllur 20 mijë vende pune Një nga sektorët më të goditur nga rënia e monedhës evropiane është ai i manifakturës. Industria prodhuese e tekstileve, nuk është në ditët e saj më të mira, pasi vijon të goditet nga zhvlerësimi i valutave që ua ka ulur fitimet. Në 7 muajt e këtij vitit ky sektor sipas INSTAT ka eksportuar mallra me vlerë 648 milionë euro nga 703 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Kreu i ProEksport Albania, Edvin Prençe, thotë se eksportet kanë pësuar një rënie të ndjeshme në vitet e fundit, ndërsa humbja e konkurrueshmërisë po reflektohet edhe në tregun e punës.“Trendi i rënies së eksporteve në tërësi ka qenë dyshifror, ka kaluar gati 25% në këto vitet e fundit nga 2023 e mbrapa, duke pasur parasysh humbja e konkurrueshmërisë kjo për fajin kryesor të kursit të këmbimit të gjitha këto të mbledhura së bashku përkthehen në humbje të vendeve të punës. Janë humbur shumë kontrata dhe shumë biznese ‘barnde’ të huaja, po orientohen drejt vendeve që janë më konkurruese dhe më agresive në incentiva, po tërheqin kompanitë”, tha Prençe.Sektori i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve, një nga punëdhënësit më të mëdhenj në zonat rurale, ka humbur mijëra vende pune, ndërsa Prençe paralajmëron se dobësimi i këtij biznese po kthehet tashmë në një problem social.“Sektori jonë i prodhuesve të veshjeve dhe këpucëve që ka pasur mbi 65,000 të punësuar në të gjitha zonat rurale të Shqipërisë, ne sot po flasim të paktën me 20000 vende pune më pak. Kjo do të thotë që përtej problematikës ekonomike që po krijohet në një sektor, ke dhe impaktin dhe problematika sociale”, tha Prençe.Përballë kësaj situate, eksportuesit thonë se nuk kërkojnë subvencione direkte, por një kurs preferencial të këmbimit për industrinë eksportuese.“Nuk po kërkojmë të na jepet lek, por duhet të krijohet një tavolinë teknike për të kuptuar se ku duhet të orientohet dhe ku do të shkojë ekonomia shqiptare. Kemi kërkuar vjet një kurs këmbimi preferencial industrial. Ajo që kemi kërkuar ne ka qenë që 1 euro të këmbehet me 100 lekë”, tha Prençe. Share P.J/ReportTv.al leke Edvin Prençe ProEksport Albania kursi i kembimit euro Dritan Vakaj fatos cocoli Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 6% Vota total: 5089 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?