Muaji i parë i vjeshtës e ka thelluar më tej zhvlerësimin e euros. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shtatori është mbyll me këmbim mesatar të euros me 91.85 lekë, gati 5.3% më pak se vjet, kur një euro u këmbye me mesatarisht 97 lekë. KURSI I KËMBIMIT TË EUROS Shtator 2025 1 €= 97.07 lekëShtator 2026 1 €= 91.85 lekëZhvlerësimi - 5.22 lekëPër të frenuar një zhvlerësim edhe më të fortë, Banka e Shqipërisë ka qenë më prezentë se vjet në treg duke shtuar blerjet e valutës. Por dobësimi përballë lekut nuk është ndaluar, ndërsa rezerva valutore po regjistron rekorde muaj pas muaj. LEXO EDHE:FMN e Banka Botërore vlerësojnë pozitivisht sistemin financiar shqiptar, institucione më të shëndetshme dhe pagesa të modernizuara (VIDEO) Në gusht thotë banka qendrore rezerva valutore ka arritur në shifrën rekord prej 8.4 miliardë euro, nga 7 miliardë euro që ishte në gusht të vitit të kaluar. Pra brenda një viti është shtuar me 1.3 miliardë euro. REZERVA VALUTORE Gusht 2025 7.091 mln euroGusht 2026 8.415 mln euroDiferenca +1.324 mln euroInstitucionet thonë se rënia ka ardhur si rezultat i hyrjeve të larta valutore nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja, dhe se ky forcim i lekut ka ndikuar pozitivisht në mbajtjen e inflacionit në kontroll. Por e kundërta ka ndodhur me eksportuesit që vijojnë të humbasin, por edhe me qytetarët që kursimet e tyre i kanë mbajtur në monedhën evropiane. Një raport i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se vetëm në 12 muajit e fundit kursimet e shqiptarëve të mbajtura në euro nëpër banka janë zhvlerësuar me 37 miliardë lekë ose rreth 400 milionë euro. Për shkak të goditjes që po marrin nga zhvlerësimi i euros, qytetarët këtë vit po shkojnë drejt kursimeve në lekë. Për herë të parë në verë kursimet në lekë i kaluan ato në valutë. Konkretisht nga 1.5 trilionë lekë depozita në fund të gushtit, rreth 789 miliardë lekë ishin në lekë dhe 788 miliardë lekë në valutë. U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: kursi i kembimit euro banka e Shqiperise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.6% Jo 22.2% Jam i/e dyzyuar 4.2% Vota total: 641 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
