Ethet e Nilit prekin edhe Shqipërinë. Rasti i parë i konfirmuar për këtë vit është një 72-vjeçar nga Korça. I moshuari ndodhet aktualisht i karantinuar në Spitalin Rajonal të qytetit, ku po merr trajtimin mjekësor. Burime nga Report TV thonë se 72-vjeçari jeton në qytetin e Korçës dhe gjatë kësaj periudhe ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në lulishte. Dyshohet se pikërisht në këtë zonë mund të jetë pickuar nga një mushkonjë që transmeton virusin. I moshuari iu drejtua spitalit pasi shfaqi simptoma, ndërsa analizat laboratorike konfirmuan edhe infektimin me Ethet e Nilit. Ndërkohë, mostra u janë marrë edhe personave të afërt me 72-vjeçarin, por rezultatet e tyre kanë rezultuar negative. LEXO EDHE:Pesë orë rrugë nga Greqia drejt Pogradecit, emigranti: Kam dëshirë të takoj Ramën, pastaj le të vdes (VIDEO) Sipas burimeve të Report TV, ditën e nesërme një grup specialistësh pritet të mbërrijë në Korçë për të kryer dezinfektimin e zonës ku dyshohet se është pickuar i moshuari. Ky është rasti i parë për 2026 që është prekur nga Ethet E Nilit. Që nga fillimi i muajit janar, Ministria e Shëndetësisë thotë se janë testuar 30 mostra të rasteve të dyshuara për infeksion nga Ethet E Nilit, të cilat kanë rezultuar negative. "Gjatë monitorimit sistematik dhe intensiv të infeksionit nga Virusi i Nilit Perëndimor (WNV) në vend, vetëm gjatë dhjetëditëshit të dytë të muajit gusht u evidentua rasti i parë për vitin 2026, në qarkun e Korçës. Që nga fillimi i muajit janar 2026, janë testuar 30 mostra të rasteve të dyshuara për infeksion nga WNV, të cilat kanë rezultuar negative. Rasti i evidentuar, përbën rastin e parë të konfirmuar në Shqipëri për vitin 2026. ISHP po vijon survejancën epidemiologjike në njerëz, hetimin epidemiologjik dhe entomologjik të rastit të konfirmuar dhe monitorimin e situatës", njofton Ministria. Në vitin 2024 janë raportuar 107 raste të konfirmuara dhe 50 raste të mundshme, ndërsa në vitin 2025 janë raportuar 2 raste të konfirmuara. Ethet e Nilit transmetohen përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Simptomat mund të përfshijnë temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella dhe, në raste të rënda, prekjen e sistemit nervor. R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: Korce Ethet e Nilit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
23 Gusht, 08:55
Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 60.1% Keq 31.5% Nuk e di 8.4% Vota total: 1456 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?
