Lajme Zone
Ethet e Nilit mbërrijnë në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë në Korçë
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Ethet e Nilit mbërrijnë në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë në Korçë

Është konfirmuar rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 72-vjeçar nga Korça, i cili ndodhet nën kujdesin mjekësor dhe është vendosur në karantinë në spitalin rajonal. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i moshuari është infektuar pas pickimit nga një mushkonjë, ndërsa mësohet se kalon një pjesë të konsiderueshme të kohës në një lulishte. Ai është paraqitur në spital pë

Është konfirmuar rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 72-vjeçar nga Korça, i cili ndodhet nën kujdesin mjekësor dhe është vendosur në karantinë në spitalin rajonal. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i moshuari është infektuar pas pickimit nga një mushkonjë, ndërsa mësohet se kalon një pjesë të konsiderueshme të kohës në një lulishte. Ai është paraqitur në spital për të marrë trajtim, ndërsa analizat laboratorike kanë konfirmuar infektimin me virusin e Nilit Perëndimor.

Ky është deri më tani rasti i vetëm i konfirmuar në zonë. Pas identifikimit të të infektuarit, janë kryer analiza edhe te persona të afërt me të, por rezultatet kanë dalë negative. Ndërkohë, autoritetet pritet të ndërhyjnë me dezinfektimin e zonës ku 72-vjeçari dyshohet se është pickuar. Ethet e Nilit transmetohen te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Në rastet simptomatike, sëmundja mund të shkaktojë temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella dhe, në format më të rënda, prekjen e sistemit nervor.

Ndërkohë, epidemiologë të Institutit të Shëndetit Publik kanë nisur verifikimet në qarkun e Korçës për të evidentuar praninë e mushkonjave që mund të transmetojnë virusin dhe për të vlerësuar situatën epidemiologjike. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm