Në kuadër të pelegrinazhit disa ditor në malin e Shenjtë të Tomorit që mbledh mijëra pelegrinë nga i gjithë vendi dhe jashtë, kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, tha se pelegrinazhi në Malin e Shenjtë për ta, është mbi të gjitha “një udhëtim shpirtëror”. Baba Mondi theksoi se “Shqipëria ka nevojë për më shumë dialog dhe tolerancë”, ndërsa një mesazh e pati edhe për besimtarët bektashinj. Ritualet kryesore të pelegrinëve zhvillohen pranë Teqesë së Kulmakut dhe në Çukën e Abaz Aliut, ku kryhet riti i qengjit të kurbanit dhe ndizen qirinj, ritual i cili përfn më 25 gusht. Besimtarët luten për paqe dhe mirësi, duke shënuar një nga ngjarjet më të mëdha shpirtërore të komunitetit bektashian në vendin tonë. Qëndrimi në natyrë dhe fushimi në çadra në lartësitë e malit është një nga traditat më të veçanta të këtij pelegrinazhi, ku besimtarët kalojnë të paktën një natë nën qiellin e hapur për të marrë bekimin e vendit të shenjtë.
Në kuadër të këtij pelegrinazhi, Policia e Shtetit ka kaluar në plan të veçantë masash për menaxhimin e trafikut në akset Berat- Poliçan- Kulmak dhe Çorovodë- Kulmak. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
