“Është kollaj të ngjiteni lart, por kur kalon 20 kate…”, Rama këshilla për sektorin e ndërtimit: Duhet të bëni balancën mes cilësisë dhe kostos
Kryeministri Edi Rama ishte sot në një bashkëbisedim për rritjen e pagave në sipërmarrjet shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një bashkëbisedim për rritjen e pagave në sipërmarrjet shqiptare. Sipas kreut të qeverisë ndërtimi po luan një rol kyç në transformimin ekonomik e social të Shqipërisë.
Gjatë bisedës me ta, Rama tha se kjo industri duhet të mbajë parasysh dy gjëra shumë të rëndësishme, cilësinë e projektit dhe koston.
“Dy gjëra duhen mbajtur parasysh nga industria, cilësia e projektit dhe kostoja. Se është kollaj të thuash po ngjitem, por kalove 20 kate fillon një lojë tjetër nga ana konstruktive dhe kosto. Kur kalon në 30 kate ka komponentë të tjerë që nuk janë te 20 katëshi, dhe këtu jeni ju që e bëni këtë balancë”, tha Rama. Top Channel
