Lajme Zone
“Është i përzgjedhuri i Ramës për të më zëvendësuar”, reagon Arbër Hajdari pas deklaratave të Veliajt
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Është i përzgjedhuri i Ramës për të më zëvendësuar”, reagon Arbër Hajdari pas deklaratave të Veliajt

Arbër Hajdari ka reaguar, pais kryetari i Bashkisë së Tiranës në detyrë Erion Veliaj deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka kërcënuar  që ta dorëzojë Bashkinë, pikërisht tek Hajdari.

Arbër Hajdari ka reaguar, pais kryetari i Bashkisë së Tiranës në detyrë Erion Veliaj deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka kërcënuar që ta dorëzojë Bashkinë, pikërisht tek Hajdari. Në reagimin e tij, Hajdari shprehet se e gjitha është një thashethem. Hajdari shton se nuk ka lidhje me historinë e përballjes politiko-penale brenda Partisë Socialiste. Ai shton se është thjesht Arbëri i fundjavës. Postimi i Arbër Hajdarit Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!

Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!

Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.

Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Arber Hajdari Erion Veliaj