Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka publikuar fotografi nga pritja joformale e organizuar nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler, për Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, gjatë Samitit të Aleancës Trans-Atlantike të zhvilluar dje në Ankara. Përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas fotografive, Nufi ka shkruar se Samiti i djeshëm në Ankara ishte një moment i mirë për të forcuar më tej marrëdhëniet mes aleatëve, për të shkëmbyer mendime mbi çështjet e sigurisë dhe për të riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit, solidaritetit dhe unitetit brenda NATO-s. LEXO edhe...Momenti i sikletshëm, Trump ngatërron Zelenskyn me Putinin gjatë konferencës për shtyp (VIDEO) Postimi i ministrit Ermal Nufi: Samiti i NATO-s në Ankara Në pritjen joformale të organizuar nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler, për Ministrat e Mbrojtjes të vendeve aleate të NATO-s. Një moment i mirë për të forcuar më tej marrëdhëniet mes aleatëve, për të shkëmbyer mendime mbi çështjet e sigurisë dhe për të riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit, solidaritetit dhe unitetit brenda NATO-s. #NATOsummit Share R.Xh/ReportTv.al Samiti i Natos ankara Yaşar Güler Ermal Nufi Komento Komente Sondazhi i ditës: Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve? Po 71.1% Jo 25.3% Nuk e di 3.6% Vota total: 11469 Sondazhi i ditës: Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?

