Lajme Zone
Erion Veliaj, njeriu që kujton se Shqipëria është prona e tij
PolitikëCNA

Erion Veliaj, njeriu që kujton se Shqipëria është prona e tij

Ka një fotografi të dasmës së Erion Veliajt që sot merr nj...

Ka një fotografi të dasmës së Erion Veliajt që sot merr një kuptim tjetër. Më 6 shtator të vitit 2014, Agon Channel dërgon kamerat për të raportuar dasmën e ministrit të atëhershëm. Erion Veliaj i shkruan drejtoreshës së lajmeve, ankohet për kamerat dhe i thotë se po e bëjnë “armik me zor”. Në mesazhin e administruar në arbitrazh, ai kërcënon me armiqësinë e gjithë qeverisë ndaj Becchettit.

Dasma e Erion Veliajt me Ajola Xoxën Dhjetë vjet më vonë, në dhjetor të vitit 2024, skena ndryshon. Këtë herë nuk është kamera e një televizioni, por hetuesi i BKH-së, Samet Gurguri, që po merret me çështjen e tij. Erion Veliaj, mes shumë telefonatave që bën para se të nisë fluturimin për në SHBA, i shkruan edhe vetë hetuesit, pasi ky kishte kontaktuar bashkëshorten e tij në kuadër të hetimit. Prokuroria e cilësoi komunikimin intimidues dhe gjykata e mori në konsideratë në arsyetimin e saj për masën e sigurimit. Erion Veliaj intimidoi agjentët e BKH-së me mesazhe/ Ajola Xoxa intimidoi dëshmitarët

11 Shkurt, 15:44 Nga dasma te hetuesi. Nga kamera te dosja. I njëjti Veliaj, i njëjti refleks.

Ky është një njeri që duket se e ka pasur gjithmonë të vështirë të pranojë se ka njerëz që nuk i binden. Një gazetar nuk është vartësi i tij. Një hetues nuk është vartësi i tij. Por në kokën e atij që është mësuar të komandojë, mjafton që dikush të bëjë punën e vet pa marrë leje prej tij dhe menjëherë kthehet në armik. As Edi Rama dhe as Sali Berisha nuk funksionojnë në këtë mënyrë.

Kjo është ajo që të lë pa fjalë te Erion Veliaj. Jo thjesht arroganca, por bindja se pushteti i tij mund të hyjë kudo. Te një televizion, te një redaksi, te një hetues, te një familje. Sikur posti i kryetarit të bashkisë t’i japë të drejtën të kontrollojë edhe atë që nuk i përket.

Por këtë radhë kjo bindje nuk ishte pa kosto. Konflikti me Agon Channel përfi me një faturë rreth 110 milionë euro për shtetin shqiptar. Paratë do të paguhen nga taksat tona. Erion Veliaj nuk i nxjerr nga xhepi. Shqiptarët do t’i paguajnë, ndërsa ai vazhdon të sillet sikur çdo përplasje me të tjerët është thjesht një çështje personale. PD: Mesazhi shantazhues i Veliajt për Beccheti-n u kushton shqiptarëve 110 milionë euro 7 Prill, 13:48 Ajo që e bën këtë histori edhe më të rëndë është se Erion Veliaj nuk ka qenë ndonjëherë një qytetar i zakonshëm. Në fakt, ky biçim nuk ka firmosur asnjëherë në bordero si një nëpunës i thjeshtë. Ky biçim e ka nisur karrieren direkt ministër, më pas kryetar bashkie dhe si një nga njerëzit më të fuqishëm të pushtetit. Kur një njeri me këtë peshë u shkruan gazetarëve dhe hetuesve për t’u treguar se çfarë duhet të bëjnë, mesazhi nuk ka më pafajësinë e një qytetari që ankohet. Ai ka peshën e pushtetit. Skulptori i Rilindjes 2 Prill, 11:43 Dhe në rastin e Erion Veliajt, kjo peshë shfaqet gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Ai nuk e sheh veten si një njeri që duhet të përballet me pyetje, hetime apo kritika. E sheh veten si dikë që duhet të ketë mundësi t’i zgjidhë ato.

Me një telefonatë. Me një SMS. Me një kërcënim politik. Me një sulm publik.

Kjo është historia e një njeriu që e ka ngatërruar pushtetin me të drejtën për të bërë çfarë të dojë. Dhe sot, kur shohim faturën e Agon Channel, e kuptojmë se sa shtrenjtë mund t’i kushtojë ky ngatërrim një vendi të tërë. Shqiptarët i paguajnë Erion Veliajt edhe 110 milionë eurot e Becchetit

20 Shkurt, 12:34 Erion Veliaj nuk është thjesht njeriu që nuk duron kritikën. Ai është njeriu që është mësuar të besojë se askush nuk duhet të ketë të drejtë ta kundërshtojë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.