Lajme Zone
Erion Veliaj merr peng Bashkinë e Tiranës që të dalë nga burgu
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Erion Veliaj merr peng Bashkinë e Tiranës që të dalë nga burgu

Kryetari i Bashkisë së Tiranës që ndodhet në burgun e Durr...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj i cili nuk shkon në gjykatë prej më shumë se një vit, sot nga televizioni i mikut të tij Irfan Hysenbelliu, televizioni i flamingove që bën avokatin e Veliajt është njoftuar se kryebashkiaku i ka hequr kompetencat Anuela Ristanit, por nuk e ka shkarkuar dhe i ka mbajtur të gjitha kompetencat për vete. Veliaj i shpall luftë Ramës, i shkarkon të emëruarën në Bashki

28 Gusht, 18:07 Pra, edhe në burg Erion Veliaj vazhdon të qëndrojë i lidhur me karrigen e kryetarit të Bashkisë.

Jo se ka hallin e qytetarëve të Tiranës apo shërbimeve ndaj tyre, por e mban peng këtë bashki që ta përdorë për tu liruar nga burgu ku qëndron me 13 akuza të rënda penale.

Duke i hequr kompetencat Anuela Ristanit, Erion Veliaj shpreson se do shkojë në Gjykatën e Lartë duke thënë se, “ja bashkia nuk funksionon, se unë jam në burg, se këta nuk kanë kompetenca, kryetari i bashkisë nuk mund të burgoset”.

Skema dhe skenarë, lëvizje që vijnë gati dy javë para vendimit të Gjykatës së Lartë, i cili është njoftuar se do të mbahet në datën 15 shtator.

Skema duket të jetë e qartë.

Lëvizjet janë taktikë përballë vendimit të pritshëm të Gjykatës së Lartë. Nga ana tjetër duket që mbrojtja e Veliajt po përpiqet me lloj lloj makinacionesh për ta nxjerrë nga burgu ku mbahet prej më shumë se një vit e gjysmë.

Në fakt gjyqi i Veliajt do të kishte përfunduar nëse ky i fundit do të kishte pranuar gjykimin që në korrik të vitit të kaluar. Çështja do të kishte përfunduar në gjykatë me një vendim ndoshta pafajësi ndoshta i dënuar.

Por Veliaj nuk pretendoi këtë. Pretendoi skemën dhe skenarët e dhëna nga studiot ligjore apo lobiste të tij duke nisur që nga lëvizjet për shtyrjet e seancave, heqjet e shumë avokatëve, mos paraqitja në gjykata, skenarë me kafaze e deri te shtatzënitë në kohën e burgut. Lumë parash nga Veliaj për mbrojtjen ligjore

30 Korrik, 14:40 Një tjetër lëvizje është bërë sot.

Erion Veliaj jo pa qëllim ka goditur Anuela Ristanin, nuk është se kjo e fundit po shkëlqente dhe po bënte ndonjë detyrë të madhe në Bashkinë e Tiranës.

Lëvizja e Veliajt është një presion dhe pengmarrje e hapur e postit të kryebashkiakut të Tiranës për të dalë nga burgu.

Erion Veliaj nuk po bën asgjë tjetër thjesht dhe vetëm po shton urrejtjen e qytetarëve të Tiranës, të kryeqytetit, të cilin po e mban peng për të shpëtuar nga burgu, i ka marrë peng karrigen ndërkohë që një vit më parë në kryeqytet mund të kishte pasur zgjedhje. Mashtrimi i avokatëve të Veliajt/ E vërteta e zvarritjeve të gjyqeve 30 Korrik, 12:46 Nëse Erion Veliaj do të ishte një burrë i vërtetë dhe një shtetar i vërtetë do kishte dhënë dorëheqjen, do ishte përballur me drejtësinë, do kishte çliruar nga akuzat bashkëshorten e tij, biznesmenët të cilët janë të lidhur me këtë proces por nuk ka zgjedhur të jetë një lider politik por siç i thotë vetes një zdroms dhe asgjë më shumë se sa kaq.

Pengmarrja e bashkisë ka një qëllim që Veliaj të shkojë në gjykatë dhe të thotë "tani nuk ka më nënkryetar që ka kompetenca, i kam unë kompetencat, duhet të dal nga burgu" për të krijuar kështu një përplasje me drejtësinë thjesht dhe vetëm për të dalë jashtë.

Por a mund të lejohet të rikthehet në zyrë, në vendin e krimit personi me 13 akuza të rënda penale, i cili prishte provat dhe në atë zyrë ka konsumuar ato vepra?/ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.