Lajme Zone
Erion Braçe votoi pro reformës: Do flas nesër!
PolitikëEuronews Albania

Erion Braçe votoi pro reformës: Do flas nesër!

Deputeti socialist Erion Braçe ishte një nga zërat më kritikë brenda PS-së ndaj reformës territoriale, por në seancën plenare votoi pro saj. Pas votimit, Braçe deklaroi se vijon të jetë kundër hartës së re, pavarësisht votës së tij në Kuvend. I pyetur nga gazetarët për arsyen e këtij qëndrimi, ai tha se do ta shpjegojë vendimin një ditë më vonë.

Deputeti socialist Erion Braçe ishte një nga zërat më kritikë brenda PS-së ndaj reformës territoriale, por në seancën plenare votoi pro saj. Pas votimit, Braçe deklaroi se vijon të jetë kundër hartës së re, pavarësisht votës së tij në Kuvend. I pyetur nga gazetarët për arsyen e këtij qëndrimi, ai tha se do ta shpjegojë vendimin një ditë më vonë. Gazetari: Ç’u bë, zoti Braçe, reformën territoriale… Erion Braçe: Jam kundër, po prapë reformën… Gazetari: Pse votuat, pro, zoti Braçe? Erion Braçe: E shpjegoj nesër. Gazetari: E konsideruat këtë ditën më të vështirë? Pse vendoset në momentin e fundit të votoni pro? Erion Braçe: …qytetarët… Gazetari: Pse vendosët që në momentin e fundit të votoni pro, ju…? Erion Braçe: Jam kundër, edhe një herë. Jam kundër kësaj harte… Gazetari: Por nuk zgjodhet qytetari, zgjodhët partinë. Erion Braçe: Jo, kam zgjedhur eksaktësisht qytetarin.