Lajme Zone
Erida Skëndaj dhe dashuria e veçantë e Komitetit të Helsinkit për Erion Veliajn
PolitikëCNA

Erida Skëndaj dhe dashuria e veçantë e Komitetit të Helsinkit për Erion Veliajn

Komiteti Shqiptar i Helsinkit duket se ka gjetur një klien...

Komiteti Shqiptar i Helsinkit duket se ka gjetur një klient të preferuar në sistemin penitenciar shqiptar. Quhet Erion Veliaj dhe, sa herë që ndodh diçka me të, organizata e drejtuar nga Erida Skëndaj vihet në lëvizje me një përkushtim që do të ishte për t’u admiruar, nëse nuk do të lindte dyshimi se kjo vëmendje e jashtëzakonshme është kthyer në një privilegj që nuk e gëzojnë të gjithë të paraburgosurit e këtij vendi.

Këtë herë, pas transferimit të Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, KShH organizoi një mision të posaçëm monitorimi.

Një përfaqësues i organizatës shkoi në Fier, zhvilloi takim konfidencial me Veliajn, inspektoi ambientet ku mbahet, takoi drejtuesit e burgut dhe personelin e institucionit, pastaj përgatiti një raport të hollësishëm për mënyrën e transferimit, telefonatat, dokumentacionin mjekësor, kushtet e qëndrimit dhe sigurinë personale të kryebashkiakut të paraburgosur. Na i kurseni qurravitjet për Erion Veliajn

29 Tetor, 20:59 Nuk ka asgjë të keqe që një organizatë për të drejtat e njeriut të monitorojë kushtet e paraburgimit. Përkundrazi, ky është një nga funksionet e saj. Por problemi fillon kur ky përkushtim shfaqet me kaq intensitet në një rast të caktuar, ndërsa publiku nuk sheh të njëjtën shkallë vëmendjeje për qindra të tjerë që ndodhen pas hekurave, shumë prej të cilëve nuk kanë as emër publik, as pushtet politik, as mundësi të bëjnë zhurmë në media.

Erida Skëndaj duhet të na shpjegojë një gjë fare të thjeshtë.

A është Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizatë që monitoron të drejtat e të gjithë të burgosurve dhe të paraburgosurve, apo është kthyer në një lloj shërbimi monitorimi me dedikim të veçantë për Erion Veliajn?

Sa misione të tilla ka organizuar KShH për të paraburgosur të tjerë? Sa herë ka shkuar në burgjet e vendit për të kontrolluar kushtet e jetesës, komunikimin me familjarët, trajtimin mjekësor dhe sigurinë personale të njerëzve që nuk kanë një makineri politike dhe mediatike pas vetes? Sa raporte të posaçme ka publikuar për ta? Sa herë ka reaguar me të njëjtën shpejtësi dhe hollësi për transferime të tjera nga një institucion penitenciar në tjetrin?

Këto nuk janë pyetje të parëndësishme. Janë pyetjet që duhet t’i bëhen një organizate që kërkon të jetë autoritet në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe që duhet të tregojë se standardet e saj janë të njëjta për të gjithë. Veliaj ankohet për transferimin/ Pse në Fier, dhe jo te “313”-ta?!

28 Tetor, 18:50 Veliaj është i paraburgosur dhe, natyrisht, gëzon të gjitha të drejtat që i njeh ligji. Askush nuk mund t’i mohojë të drejtën për t’u ankuar, për të komunikuar me familjen, për të marrë trajtim shëndetësor apo për të kundërshtuar një vendim administrativ.

Por të njëjtat të drejta i kanë edhe të tjerët, madje edhe ata që nuk kanë qenë kryetarë bashkie, nuk kanë pasur pushtet dhe nuk kanë mundësi të mobilizojnë një ushtri avokatësh, politikanësh dhe komentuesish sa herë që u ndodh diçka në burg.

Për më tepër, raporti i KShH-së nuk është një vendim gjykate dhe as një konstatim se transferimi i Veliajt është i paligjshëm. Vetë Komiteti pranon se transferimi për arsye sigurie parashikohet nga legjislacioni dhe se nuk paragjykon ekzistencën e arsyeve të ligjshme që mund ta kenë motivuar atë. Kur do ta nxjerrë Toni Gogu tavolinën e dialogut? 29 Tetor, 22:34 Pra, kemi një organizatë që ngre pikëpyetje dhe kërkon shpjegime, por që në praktikë i kushton një vëmendje të jashtëzakonshme çdo zhvillimi që lidhet me këtë person.

Ndoshta Erida Skëndaj mund të na bëjë edhe një favor tjetër. Përveç raportit për Veliajn, të publikojë edhe një pasqyrë të punës së Komitetit për të gjithë të paraburgosurit e tjerë.

Do të ishte një mënyrë shumë e mirë për të treguar se kjo nuk është një marrëdhënie e veçantë mes një organizate dhe një personazhi politik, por thjesht zbatim i paanshëm i misionit që KShH pretendon se ka. Një propozim që të shpëtojmë nga debati për paraburgimin e Veliajt

29 Tetor, 21:29 Ne mendojmë se të drejtat e njeriut nuk janë pronë e Erion Veliajt, ndërsa Komiteti i Helsinkit nuk është zyrë avokatie për të.

Nëse Erida Skëndaj kërkon që publiku ta marrë seriozisht misionin e saj, duhet të tregojë se sheh edhe të burgosurit që nuk i sheh askush tjetër, jo vetëm atë që e sheh gjithë Shqipëria./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.