Lajme Zone
Eric Wendt nis sot misionin si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, do t’i dorëzojë letrat kredenciale Begajt
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Eric Wendt nis sot misionin si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, do t’i dorëzojë letrat kredenciale Begajt

Eric Wendt nis sot misionin si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, duke i dorëzuar në 11:00 letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar, mbështetja për SPAK, siguria dhe investimet amerikane janë ndër prioritetet që ai ka renditur për mandatin e tij.

Pas gati 3 vitesh, Ambasada Amerikane në Tiranë do të ketë sërish një ambasador. Eric Wendt nis këtë të shtunë misionin e tij në Shqipëri, duke pasuar Yuri Kim, e cila u largua në qershor të vitit 2023. Wendt do të pritet në orën 11:00 nga Presidenti Bajram Begaj, të cilit do t’i dorëzojë letrat kredenciale. Më pas, do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Prej largimit të Yuri Kim, në krye të misionit diplomatik amerikan në Tiranë ka qenë Nancy VanHorn, si e ngarkuar me punë. I propozuar nga Presidenti Donald Trump dhe i konfirmuar nga Senati amerikan më 6 gusht, Wendt vjen në Tiranë me një profil kryesisht ushtarak dhe të sigurisë. Ai ka mbi 34 vite shërbim në ushtrinë amerikane, pjesën më të madhe në Forcat Speciale “Green Berets”, ndërsa ka drejtuar edhe Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s. LEXO edhe...SHBA/ Gjykata Supreme i lejon Trumpit të përdorë bazën e të dhënave ‘kontroverse’ për të kontrolluar shtetësinë e votuesve Prioritetet e mandatit të tij në Shqipëri, Wendt i bëri të qarta që në dëgjesën e 20 majit në Senat. Mes tyre renditi luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë kibernetike. Wendt shprehu mbështetje për SPAK, duke vlerësuar edhe bashkëpunimin e Strukturës së Posaçme me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit. Sipas tij, puna e SPAK mbetet kyçe për sa kohë institucioni ruan pavarësinë dhe qëndron larg ndikimeve politike. Më 2 tetor, ambasadori i ri do të zhvillojë edhe pritjen zyrtare, ku të ftuar do të jenë përfaqësues të politikës shqiptare nga të gjitha krahët. SI.E./ReportTv.al Bajram Begaj Eric Wendt ambasada e shba SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.5% Jo 42.3% Disi 11.3% Vota total: 4343 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?