Eric Wendt do të dorëzojë këtë të shtunë letrat kredenciale te Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, duke marrë zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Wendt mbërriti një ditë më parë në Shqipëri dhe u prit në aeroportin “Nënë Tereza” nga përfaqësues të protokollit të shtetit dhe të Ambasadës Amerikane.
Pas marrjes zyrtare të detyrës, ambasadori i ri do të nisë takimet institucionale. Të hënën, axhenda e tij parashikon takime në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadër të nisjes së angazhimeve diplomatike në Shqipëri.
Ndërkohë, më 2 tetor është parashikuar në Tiranë edhe ceremonia e prezantimit të ambasadorit të ri amerikan. Me këtë procedurë, Wendt nis zyrtarisht mandatin e tij diplomatik në Shqipëri, në një periudhë kur marrëdhëniet mes Tiranës dhe Uashingtonit mbeten një nga boshtet kryesore të politikës së jashtme shqiptare.

