Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar nisjen e detyrës së ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt. Flamuri amerikan është ngritur në rezidencën zyrtare, duke shënuar fillimin e mandatit të tij në vendin tonë. “Një kapitull i ri fillon në Shqipëri!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ambasada Amerikane.
Në mesazhin e saj, ambasada bën të ditur se Garda e Sigurisë së Marinës Amerikane ka ngritur flamurin e Shteteve të Bashkuara mbi rezidencën zyrtare, në momentin kur ambasadori Wendt ka marrë detyrën.
Në vijim, Ambasada Amerikane thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe aleancës mes dy vendeve.
“Sipas Presidentit Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe ndërtojmë një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt për të dyja kombet”, thuhet në deklaratë.
Nisja zyrtare e mandatit të Wendt vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara vijojnë të jenë një komponent i rëndësishëm i bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe forcimit të lidhjeve mes dy vendeve. A new chapter begins in Albania!
The Marine Security Guard raised the American flag over the official residence as Ambassador Wendt assumes his post. Under President Trump, our alliances are at their strongest when we stand together, share responsibility, and build a more prosperous and safer future for both our nations.
🇺🇸🤝🇦🇱
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) September 29, 2026 Top Channel

