Lajme Zone
Ergys Agasi kërkon në GJKKO kthimin e kamerës së sekuestruar në zyrën e tij
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ergys Agasi kërkon në GJKKO kthimin e kamerës së sekuestruar në zyrën e tij

Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të kryera në zyrën e tij. Kërkesa është depozituar më 14 tetor. Konkretisht, Agasi kërkon kthimin e një kamere të sekuestruar në ambientet e zyrës së tij. Ai i është drejtuar gjykatës për të shqyrtuar çështjen dhe për të vendosur mb

Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të kryera në zyrën e tij.

Kërkesa është depozituar më 14 tetor. Konkretisht, Agasi kërkon kthimin e një kamere të sekuestruar në ambientet e zyrës së tij. Ai i është drejtuar gjykatës për të shqyrtuar çështjen dhe për të vendosur mbi fatin e pajisjes, e cila vijon të mbahet e sekuestruar.

Kërkesa pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila do të vendosë nëse kamera do t’i kthehet Ergys Agasit apo do të mbetet e sekuestruar. Vendimi i GJKKO-së do të përcaktojë nëse pajisja do të rikthehet në zotërimin e tij apo do të vijojë të mbahet nga autoritetet.