Lajme Zone
Ergys Agasi bëri korrupsion, po Rama ku ishte?
PolitikëPamfleti

Ergys Agasi bëri korrupsion, po Rama ku ishte?

Gysi, kur nuk kishte “çirak” Ramën, ishte “çirak” i LSI dhe i mbante çantën ministrit të Mjedisit dhe e quante “festë” kur pinte ndonjë gotë verë me Metën.

Murrizi Gysi është pasoja, se shkaku që Gysi është kaq i “madh” e “fuqishëm” nuk është Gysi, por “çiraku” i Gysit, Rama, me gjithë eunukët e tij në çdo hallkë të pushtetit dhe shtetit Gallatë e madhe se të gjithë po merren me Gysin, por në fakt kushdo mund të bëhej si Gysi po të kishte si “çirak” Ramën ose këdo Kryeministër që emëronte dhe shkarkonte çfarë i thoshte Gysi.

Gysi, kur nuk kishte “çirak” Ramën, ishte “çirak” i LSI dhe i mbante çantën ministrit të Mjedisit dhe e quante “festë” kur pinte ndonjë gotë verë me Metën.

Kur bëri “çirak” Ramën, pastaj bënte video kur Rama arrestoi Metën.

E çfarë “faji” ka Gysi kur Rama dhe gjithë qeveria i rrinin gatitur Gysit????

Çfarë “faji” ka Gysi kur Vlora e SHISH raportonte tek Gysi???

Po kur të gjithë drejtuesit e institucioneve, Polici, AKSHI, Kadastër, Hipotekë-Legalizim, IKMT, IMT, Tatime, Dogana etj., raportonin tek Gysi, çfarë “faji” ka Gysi????

Po kur KPK dhe KPA zbatonte urdhrat e Gysit për të hequr e për të kaluar vetingun Gjyqtarë e Prokurorë dhe KLP e KLGJ emëronin e promovonin Gjyqtarë e Prokurorë me porosi të Gysit, çfarë “faji” ka Gysi????

Po kur BKH, Policisë dhe Antikontrabandës i “humbet” e gjithë kantina e verës që kishte Gysi në rezidencë, çfarë faji ka Gysi??

Po kur Rama dhe Qeveria e tij krijoi me ligj një “ishull” të quajtur DURANA për parajsë fiskale dhe “tenderin” për të regjistruar subjekte me seli tek ky “ishull” e kishte vetëm Gysi dhe Ermal Beqiri, kur në fakt ky “park” nuk ekziston fare edhe sot është livadh ku kullosin lopët dhe gomarët e zonës, çfarë “faji” ka Gysi?????

Po nëse Gysi “akuzohet” përkohësisht se ka përfituar qindra miliona euro nga paratë publike me tendera, a mund të na thotë SPAKU se kush i ka firmosur formalisht këto tendera që t’i “fitojë” Gysi, se në fakt Gysi vetë i ka urdhëruar dhe ata që kanë firmosur thjesht kanë zbatuar urdhrat si qen të pshurrur ngaqë vetë Gysi i kishte emëruar aty.

Gysi ka bërë korrupsion.

Por me kë e ka bërë??

Se korrupsioni është si fëmija që duhen patjetër dy partnerë që të bëhet.

Flas për modelin klasik që ka krijuar i Madhi ZOT, se mos më mërziten këta transgjinorët dhe lgbq që janë mender si udhëheqësa në PS e PD, se këta kanë “stil” tjetër për fëmijët.

Pra Gysi është pasoja, se shkaku që Gysi është kaq i “madh” e “fuqishëm” dhe prej 9 muajsh nuk e “gjente” dot as SPAKU, as BKH, as POLICIA si person i “shpallur” në kërkim, nuk është Gysi, joooo, por “çiraku” i Gysit, Rama, me gjithë eunukët e tij në çdo hallkë të Pushtetit dhe Shtetit.

Prandaj, nëse Hajdar-SPAKU do ta shesë Gysin si “koka” e krimit dhe korrupsionit dhe Ermal Beqirin si “mendje elektronike informative” dhe merret fare me “çirakët, argatët dhe shërbëtorët” e tyre, mirë është që të mos na çajë shumë trapin me info që ju jep gazetaruceve sikur po bëjnë zbulim të madh, se shpejt do kërkoni pushimin e çështjes së Gysit siç keni bërë me dhjetëra të tjerë këto 9 muaj që Gysi “ishte në kërkim”, por në fakt ishte në relaks e defrim. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Çfarë fiton Vuçiç nga miti i Mlladiçit? 29 Gusht 2026, 14:1814:18Forum Superkompania e shëndetësisë 29 Gusht 2026, 14:0014:00Forum Intelektualët, e çaluara e kombit 28 Gusht 2026, 19:4419:44Forum Pse vizita e Zelenskyt në Beograd nuk e afron Serbinë me Perëndimin 28 Gusht 2026, 18:5318:53Forum Metamorfoza agresive e burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese! 28 Gusht 2026, 17:2817:28Forum Ana Dyrmishi dhe pyetja që mbetet pas flakëve: Kush mban përgjegjësi? 28 Gusht 2026, 12:5912:59Forum