Melina Völl (27 vjeç) dhe motra e saj Johanna (16 vjeç) donin thjesht të bënin pushime në Shqipëri – derisa zbuluan dy qen endacakë. Nga Matthias Trzeciak, EXPRESSLexo edhe:Punonjësit e shërbimeve komunale në Durrës protestojnë për pagat: Na mbahen deri në 5 mijë lekë Një qen i shtrirë pa lëvizur në anë të rrugës, plagë të hapura dhe të qelbura, një erë kalbësie – ky ishte momenti që ndryshoi pushimet në Shqipëri të gjermanes Melina Völl (27 vjeç) dhe motrës së saj Johanna (16vjeç). Në vend që të vazhdonin rrugën, ato ndaluan. “Mendova se kishte ngordhur”, tregon Melina nga Köln-Sülz në një bisedë me EXPRESS.de. Së bashku me motrën e saj, Melina kaloi gjashtë ditë në gusht duke udhëtuar në zonën përreth Tiranës dhe Durrësit. Atje gjetën qenin, të cilin më vonë e quajtën Luan – fjala shqipe për “të guximshmin”. Ato e çuan menjëherë në një klinikë veterinare në Tiranë. Atje u pa se sa e rëndë ishte gjendja e tij: plagë të thella kafshimi në qafë, si dhe diagnozat e dirofilariozës (krimbave të zemrës) dhe leishmaniozës, një sëmundje e rëndë parazitare që transmetohet nga mizat e rërës. “Edhe era e tij ishte shumë e rëndë, mbante erë kalbësie”, tregon Melina. Pa ndërhyrjen e tyre të menjëhershme, qeni me shumë gjasë do të kishte ngordhur. Vetëm dy ditë më vonë erdhi tronditja e radhës: një këlysh rreth tre muajsh, të cilin motrat e quajtën Ilia. “Me sa duket e kishte goditur një makinë”, thotë 27-vjeçarja. Ilia ka një frakturë të vjetër në këmbë, e cila ishte shëruar në mënyrë të shtrembër. “Në Shqipëri, mjekët donin t’ia amputonin këmbën menjëherë – madje që nga shpatulla.” Melina vendosi që ekzaminimi përfundimtar dhe vendimi për trajtimin të kryheshin në Gjermani. Një takim në një klinikë veterinare është planifikuar për në dhjetor. Deri sa qentë të mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë, ende duhet të rregullohen disa gjëra. Për më tepër, për qenin Luan duhet pritur derisa të përfjë trajtimi kundër krimbave të zemrës. Sipas Melinës, kjo mund të zgjasë deri në gjashtë muaj. Edhe qepja e nevojshme e plagës mund të bëhet më herët pas rreth katër javësh, për shkak të gjendjes së tij të dobësuar. Deri tani, kostot e trajtimit i ka mbuluar tërësisht vetë Melina Völl. Për këtë arsye, ajo vazhdon të mbledhë para përmes platformës së donacioneve GoFundMe – deri tani janë mbledhur rreth 1.249 euro nga 5.000 eurot që synohen (sipas gjendjes të hënën, 7 shtator, në orën 13:00).

