Lajme Zone
“Era po përhap flakët me shpejtësi”/ Zjarr i madh në Armen të Selenicës
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Era po përhap flakët me shpejtësi”/ Zjarr i madh në Armen të Selenicës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë Selenicë.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë Selenicë.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, ullinj dhe pemë të tjera frutore, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit në zonën përreth.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen shtëllunga të dendura tymi që ngrihen mbi sipërfaqet bujqësore dhe përhapen në drejtim të zonave përreth.

Kamera afrohet më tej te vatra kryesore, ku dallohen qartë flakët që djegin shkurret dhe bimësinë e thatë. Era e fortë shtyn tymin me shpejtësi, duke e bërë situatën edhe më të vështirë për t'u menaxhuar.

Në disa momente, gjuhët e zjarrit shfaqen mes bimësisë, ndërsa tymi mbulon një pjesë të konsiderueshme të zonës.

Situata mbetet e rënduar, ndërsa po punohet për vënien nën kontroll të flakëve dhe kufizimin e përhapjes së zjarrit.

JOQ Albania publikon pamjet e mbërritura në redaksi dhe mbetet e hapur për informacionet dhe reagimet e autoriteteve lidhur me situatën në Armen të Selenicës. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)