Epidemia e virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos po përshkallëzohet, me numrin e viktimave që ka kaluar 2,800, ndërsa autoritetet shëndetësore raportojnë mijëra raste të konfirmuara në disa provinca të vendit. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, 5,945 raste janë konfirmuar, të shpërndara në gjashtë provinca. Nga personat e prekur, 1,327 janë shëruar, ndërsa 896 pacientë të konfirmuar vijojnë të jenë në izolim ose po marrin trajtim në spitale. Epidemia është përhapur në rreth 60 zona shëndetësore, duke prekur provincat Haut-Uele, Ituri, Kivu i Veriut, Kivu i Jugut, Bas-Uele dhe Tshopo. OBSH ngre alarmin Shpërthimi u shpall zyrtarisht në mesin e muajit maj, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar për përhapjen e llojit Bundibugyo të virusit Ebola. Sipas OBSH-së, virusi po evoluon me ritme të shpejta dhe vazhdon të transmetohet, ndërsa rritja e rasteve dhe zgjerimi i zonës së prekur gjatë tre muajve të fundit tregojnë një “rritje të konsiderueshme” të përmasave të epidemisë.
Nis fushata e vaksinimit
Për të frenuar përhapjen e virusit, qeveria e Kongos ka nisur një fushatë vaksinimi, me fazën e parë që po përqendrohet te punonjësit shëndetësorë dhe personat që ndodhen në vijën e parë të përballjes me epideminë.
Autoritetet shëndetësore po intensifikojnë masat e kontrollit dhe trajtimit, ndërsa përhapja në disa provinca dhe numri i lartë i viktimave mbeten një sfidë e madhe për sistemin shëndetësor të vendit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

