Lajme Zone
Endrit Thaçi u bën thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta miratojnë ligjin për Specialen
PolitikëTelegrafi

Endrit Thaçi u bën thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta miratojnë ligjin për Specialen

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të bashkohen dhe të miratojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të bashkohen dhe të miratojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.Thirrjen e tij, Thaçi e bëri gjatë protestës “Jo në emrin tim”, teksa në një prononcim për TV Dukagjinin falënderoi qytetarët për mbështetjen. “Ju ftoj të gjitha partitë që të bëhen bashkë edhe ta kalojnë ligjin për Gjykatën Speciale. I falënderoj të gjithë popullin për mbështetje”, ka deklaruar Endrit Thaçi.Protesta “Jo në emrin tim” është zhvilluar në Prishtinë me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje institucioneve dhe partive parlamentare që të veprojnë për miratimin e projektligjit.