Këngëtari i njohur korçar, Endri Prifti ka ndarë, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, një mesazh për kryeministrin Edi Rama.
Prifti ka kritikuar vendimin e qeverisë për të ndaluar muzikën pas orës 20:00 në lokale bregdetare dhe jo vetëm.
Sipas këngëtarit, këto vendime po vështirësojnë edhe më tej jetën e qytetarëve dhe po shpopullojnë dhe më shumë vendin.
Ndërsa thotë se populli është zhytur në borxhe, Prifi i bën thirrje kryeministrit të tërheqë këtë vendim dhe të lërë njerezit të punojnë. “O Rame ça po bën kshu. Ja nxive jetën gjithë popullit, jua bëre jetën zi, sketërrë. Kaq shumë do ta shpopullosh këtë vend e zhduke gjithë rininë gjithë dynjanë. Isha pardje, më ftoi një mik im dhe i joti, andej nga jugu. Krizë e jashtëzakonshme. Në 30% të shezllonëve nuk kishte asnjeri, ku janë këto 30 milionë turistë që thua. Krizë e jashtëzakonshme, si do të rijë turisti kur në orën 20:00 ti mbyll gjithçka, mbyll muzikën. Po ku e ke parë këtë shembull na e trego, Këtë shembull që në orën 20:00 ke vënë atë aparaturën 45 decibel, që nuk dihet kush ta ka dhënë. Ku e ke parë të rrijë turisti në orën 20:00 pa muzikë, ato pak që ishin kalonin e rrinin shtrirë në rërë. Është turp, po thirri mendjes. Ke zhytyr gjithë popullin në borxh, kanë drtyrime e gjëra. Lëri të punojnë të paktën. Lëri njerëzit të punojnë e të marrin frymë. Ctë keqe ka në orën 20:00. Thirri mendjes”, shprehet Prifti në videon e postuar. /CNA View this post on Instagram A post shared by CNA.al (@cna.lajme) Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

