Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

‘Ëndërron 21 janarin’, Berisha i përgjigjet Ramës: Zjarrvënësi më i madh i kombit je ti, mbështesim revoltën (VIDEO)


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili akuzoi opozitën se ëndërron rikthimin e 21 Janarit duke përdorur të miturit si mish për top në protestat e dhunshme.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili akuzoi opozitën se ëndërron rikthimin e 21 Janarit duke përdorur të miturit si mish për top në protestat e dhunshme. Berisha e cilësoi Ramën si “zjarrvënësin më të madh të kombit”, duke e akuzuar për largimin e të rinjve nga vendi. Vetëm një ditë më parë në selinë e PD u strehuan protestuesit e maskuar, ndërsa Berisha e shpreh hapur mbështetjen për protestën. LEXO EDHE:Fatos Çoçoli: Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin! “Zjarrvënësi më i madh në historinë e kombit është padrino Edi Rama. Është ai që ka djegur, ka shkatërruar ëndrrat, gjatë pushtetit të tij, të rreth 720 mijë të rinjve shqiptarë, të cilët ëndrrën më të bukur të tyre për të lumturuar veten, familjen, shoqërinë dhe Shqipërinë, e morën në shpinë, në trajsë, rrugëve të botës. A ka zjarrvënie më të rëndë se kjo? Zjarrvënësi më i madh i shqiptarëve është Edi Rama, që me Lubi Ballukun dhe Ergys Agasin ka plaçkitur mbi 12 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve. Ka ndërtuar rrugë 10 herë më shtrenjtë se në Europë. A ka zjarrvënës më të madh se Rama, se njeriu që e katandisi pensionistin shqiptar të flasë me vete? Ky është zjarrvënësi numër një i kombit. Protesta, revolta, është misioni i çlirimit të këtij kombi. Ai është përgjegjësi i kësaj katastrofe. PD e mbështet me gjithë forcën këtë revoltë deri në fitoren e saj”, tha Berisha. Lajmi në poërditësim.... SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise edi rama sali berisha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Mara emigrante ne Itali: 19/10/2026 10:58 O sali po ti ke vulen nga dy superfuqite o kriminel .Rama eshte i mirpritur nga te gjithe si nga Europa dhe Amerika o hajtut familjarisht vrases , antishqiptar .Deri tani Ramen nuk e kane akuzuar per tradheti ,ndersa ty te dhane vulen mu ne ball .PS parti antishqiptare . Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 6671 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?