Lajme Zone
Ende tym në Frakull! Futen në operim 30 trupa të FA, rreziku prezent
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ende tym në Frakull! Futen në operim 30 trupa të FA, rreziku prezent

Situata në vatrën e zjarrit në Frakullë paraqitet aktualisht e qetë, ndërsa vijon monitorimi i zonës për të shmangur çdo riaktivizim të flakëve.

Situata në vatrën e zjarrit në Frakullë paraqitet aktualisht e qetë, ndërsa vijon monitorimi i zonës për të shmangur çdo riaktivizim të flakëve. Në pikën ku vijon të ketë prani të tymit, po angazhohen në operacion 30 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët do të ndërhyjnë në terren për të kontrolluar dhe siguruar zonën. Pavarësisht qetësimit të situatës, rreziku për riaktivizimin e zjarrit mbetet i pranishëm, pasi bëhet fjalë për një zonë të mbuluar me pyje pishe, ku flakët mund të përhapen me shpejtësi. Forcat në terren do të vijojnë punën dhe monitorimin e vazhdueshëm të vatrës, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit dhe garantimin e sigurisë në zonë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: fa Frakull zjarr