Anëtari i Gjykatës së Lartë në Këshillin e Lartë Gjyqësor do të jetë gjyqtari Sandër Simoni. Pas numërimit të votave të kandidatit të Gjykatës së Lartë, rezultoi barazim votash mes kandidatëve, 179 me 179 vota.
Rregullorja parashikon hedhje me short, dhe pas shortit me gogla fitues rezultoi gjyqtari Sandër Simoni. Në garë përballë Simonit ishte gjyqtarja Arbena Ahmeti.
Sandër Simoni Ndërkohë bëhet me dije se tani ka nisur numërimi i votave për kandidatin e Gjykatës së Apelit, ku kanë garuar gjyqtarët Igerta Hysi dhe Fatri Islamaj.
Kujtojmë se për përfaqësimin e Gjykatave të Shkallës së Parë, kandidaturat e prezantuara janë Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

