Lajme Zone
EMRI/ Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor
BotëTop Channel

EMRI/ Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor

Policia greke ka zbardhur një vrasje të ndodhur në lagjen Galaci të Athinës, në 24 korrik të këtij viti.

Policia greke ka zbardhur një vrasje të ndodhur në lagjen Galaci të Athinës, në 24 korrik të këtij viti. Sipas policisë, autor është 48 vjeçari shqiptar Ilian Kola, ndërsa mësohet se ai kishte njohje me viktimën dhe herë pas here e vizitonte atë në banesë, ku kryente ndonjë punë ose shërbim për të marrë në këmbim shuma të vogla parash.

Korrespondenti i Top Channel Artur Bibe bën me dije se dyshohet se shkaku i vrasjes është grabitja, pasi autori kishte gjendje të mirë ekonomike dhe në banesën e tij pas ngjarjes mungonin para dhe sende me vlerë.

I gjetur pa rrugëdalje pasi në banesë u gjetën shenjat e tij të gishtave dhe material biologjik, autori u tha policëve se nuk mbante mënd se çfarë kishte ndodhur pasi ishte nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e ngjarjes.

Burime policore i thanë Top Channel se autori i dyshuar Ilian Kola, është ndaluar mbi 20 herë në polici që nga viti 2019 e deri tani pasi është autor i dhjetëra vjedhjeve dhe krimeve që kanë të bëjnë me sigurimin e parave për blerje narkotikësh.

Ai u dërgua në gjykatë e cila vendosi ta lërë në burg pa afat deri në gjykimin e çështjes. Top Channel