Lajme Zone
EMRI/ Vritet 28-vjeçari shqiptar në Britani, policia identifikon viktimën
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

EMRI/ Vritet 28-vjeçari shqiptar në Britani, policia identifikon viktimën

Një 28-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester, në Britaninë e Madhe.

Një 28-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester, në Britaninë e Madhe.

Policia e Leicestershire bëri të ditur se viktima është Ervin Lita, i njohur edhe me emrin Ervin Axhami.

Shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 06:58 të së dielës, pasi ekuipazhet e ambulancës së East Midlands e gjetën të riun të plagosur rëndë në Compton Road. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Në kuadër të hetimeve janë arrestuar dy persona, të moshës 36 dhe 27 vjeç, të dyshuar për vrasje. Ata janë liruar më pas me kusht, ndërsa hetimet vijojnë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet ervin axhamiervin lita