Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

EMRI/ Pistoletë dhe drogë në makinë, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane


Një 51-vjeçare me shtetësi gjermane është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe rulotit që drejtonte u gjetën një pistoletë me municion dhe 141 gramë kanabis.

Një 51-vjeçare me shtetësi gjermane është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe rulotit që drejtonte u gjetën një pistoletë me municion dhe 141 gramë kanabis.

Kontrollet e imtësishme të Policisë Kufitare në Kakavijë kanë çuar në arrestimin në flagrancë të shtetases gjermane Alexandria Maria Schirmer, 51 vjeçe, e cila po drejtonte një automjet me rulot.

Sipas njoftimit të Policisë, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar në skaner dhe më pas iu nënshtrua verifikimeve në vijën e dytë, në dalje të pikës kufitare. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, zbuluan një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municionin përkatës.

Gjithashtu, në automjet u gjetën gjashtë kavanoza dhe tri qese hermetike me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 141 gramë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme lidhur me veprat penale të dyshuara të “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Trafikimi i armëve dhe municioneve”. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Alexandria Maria Schirmer