Policia sekuestron 126 doza të dyshuara kokaine, me peshë rreth 109 gramë. I riu u ndalua gjatë një operacioni në aksin e vjetër Mamurras-Thumanë.
31-vjeçari Salvador Sula është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi dyshohet se udhëtonte me taksi nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur lëndë narkotike.
Operacioni policor, i koduar “Destinacioni”, u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ra shtetasi S. S., 31 vjeç, i lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë.
Pas marrjes së informacionit për lëvizjen e tij, shërbimet e policisë organizuan kontrollet në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë. Në kryqëzimin e Fushë-Mamurrasit u konstatua dhe u ndalua automjeti taksi me të cilin udhëtonte 31-vjeçari.
Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi 126 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale rreth 109 gramë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e organit të akuzës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet kokainepoliciaSalvador SulaTirana drejt Mamurrasit
