Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka reaguar pas publikimit të nominimeve për edicionin e vitit 2027 të çmimeve prestigjioze “Grammy Awards”, ku emri i saj mungon në të gjitha kategoritë. Pavarësisht suksesit të albumit të saj më të fundit, “Dirty Blonde”, si dhe vëmendjes së madhe që mori kënga “New Religion”, në bashkëpunim me grupin Faithless, artistja nuk arriti të sigurojë asnjë nominim. LEXO edhe...Energjia në tregun e lirë, ERE përgatit rregulla të reja për krahasimin e çmimeve Pritshmëritë ishin veçanërisht të larta për këngën “New Religion”, e cila ndërthur edhe elemente nga hiti ikonë “Insomnia” i Faithless. Projekti shihej si një pretendent për kategorinë “Best Dance Pop Recording”, por në fund nuk u përfshi në listën e të nominuarve. Pas këtij lajmi, Bebe Rexha iu drejtua fansave përmes një mesazhi, duke i falënderuar për mbështetjen dhe duke theksuar se mungesa e një nominimi nuk ia zbeh aspak vlerën këngës. “New Religion” mbetet një këngë e mrekullueshme, pavarësisht nëse merr apo jo nominim. Ju dua që kujdeseni kaq shumë”, shkroi këngëtarja. A.C/ReportTv.al cmimet New Religion bebe rexha Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 68.7% Jo 24.8% Nuk e di 6.5% Vota total: 568 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

