Lajme Zone
EMRI/ Goditi me grushte policin, arrestohet 27-vjeçari në Sarandë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

EMRI/ Goditi me grushte policin, arrestohet 27-vjeçari në Sarandë

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për goditjen e një punonjësi policie për shkak të detyrës është arrestuar nga Policia e Sarandës.

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për goditjen e një punonjësi policie për shkak të detyrës është arrestuar nga Policia e Sarandës.

Në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit me inicialet Andrea Rubati, 27 vjeç, banues në Sarandë.

Sipas policisë, ndaj tij ishte lëshuar urdhër ndalimi nga prokurori, pasi dyshohet se më 17 korrik 2026 ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, shtetasin M. V., punonjës policie pranë Komisariatit të Sarandës. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. 27-vjeçari do të përballet me akuzën për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet policiasarande