Lajme Zone
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

EMRI/ Autor i katër vjedhjeve gjatë tetorit, pranga 30-vjeçarit në Fier


Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se është autor i katër vjedhjeve me thyerje në biznese të ndryshme të qytetit, të kryera gjatë muajit tetor.

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se është autor i katër vjedhjeve me thyerje në biznese të ndryshme të qytetit, të kryera gjatë muajit tetor.

Në pranga ka rënë Ysen Driza, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes dhe rezulton me precedent kriminal në këtë fushë.

Sipas Policisë, nga hetimet dyshohet se 30-vjeçari ka kryer katër vjedhje gjatë periudhës 19-28 tetor 2026, duke marrë shuma parash, dy telefona celularë dhe pajisje të ndryshme, mes tyre edhe serverin e sistemit të kamerave të sigurisë. Kapja e tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Precedenti”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimeve të disa qytetarëve për vjedhje në bizneset e tyre gjatë natës.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur nëse 30-vjeçari është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet arrestohet autorifierpoliciavjedhje