Nga SYRI TV Banoret e fshatit Shpërdhet të njesisë administrative, Mamurras, protestuan sot për një sërë problematikash që shoqëron zonën. Banorët ankohen se në zonë mungon infrastruktura rrugore, e cila prej vitesh është në situatë të mjerueshme. Gjithashtu banorët ankohen edhe për mungesën e ujit të pijshëm, të dritave si dhe për zhurmat dhe shqetësimet që sjellin guroret në zonë.Lexo edhe:71-vjeçari kap peshkun gjigant në Vjosë, krapi peshonte 21.5 kg "Jemi lagje që nuk kemi as ujë, as drita, as rrugë' tha banori Sipas tyre, prej vitesh në këtë zonë nuk është kryer asnjë investim, ndërsa reshjet e ketij fillim viti e dëmtuan edhe me shumë aksin rrugor, duke izoluar nje pjese te fshatit. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëherëshme për ti dhënë fund shqetësimeve të tyre. Pak kohë më parë, institucioni vendor u mjaftua me nje riparim ne rikonstruksionin e pjesës se dëmtuar të rrugës në shtratin e lumit Drojë, ndërsa premtimet e drejtuesve bashkisë Kurbin për një investim total kanë mbetur vetëm ne letër.
