Lajme Zone
Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, arrestohen 4 persona në Palasë; emrat
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, arrestohen 4 persona në Palasë; emrat

Mjeti lundrues i është nënshtruar kontrollit nga forca të shumta policie dhe burimet bëjnë me dije se nuk është gjetur asnjë armë zjarri.

Pas ndalimit, mjeti lundrues u shoqërua drejt Porto Palermos, ku janë bërë kontrolle dhe verifikime lidhur me ngjarjen dhe përdorimin e armës së zjarrit. Të shtënat nga jahti në Palasë, 4 në pranga Aventura e pazakontë në një jaht në Palasë nga ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, ka përfunduar me katër persona në pranga.

Mjeti lundrues i është nënshtruar kontrollit nga forca të shumta policie dhe burimet bëjnë me dije se nuk është gjetur asnjë armë zjarri.

Sipas burimeve, janë arrestuar shtetasit Leonard Hasa, Bruno Çela, Afrim Kastrati dhe Pashk Gjini, por ende nuk dihen rrethanat pse kanë ndodhur të shtënat apo tentativa për t'i shpëtuar policisë.

Jahti u ndalua pas një operacioni që zgjati rreth dy orë dhe u shoqërua në kalatat e Portopalermos, bashkë me personat që ndodheshin në bord. Menjëherë pas denoncimit për ngjarjen rreth orës 21:00, Policia Kufitare, Delta Force dhe FNSH nisën operacioni për kapjen e mjetit lundrues.

Burime bëjnë me dije se gjatë ndjekjes, dy nga personat që ndodheshin në bordin e jahtit, tentuan të afroheshin në breg me gomone për t'i ikur policisë. Por, pasi konstatuan praninë e efektivëve në tokë, ata u kthyen sërish drejt jahtit.

Sipas të njëjtave burime, në përpjekje për t'iu shmangur autoriteteve, jahti fiku dritat dhe vijoi lëvizjen në det. Ndërkohë mes të shoqëruarve është Astrit Gjonpalaj, ish-punonjës policie dhe aktualisht sipërmarrës, i njohur si pronar i kompanisë turistike “Globus Travel”. Po ashtu është shoqëruar edhe shtetasi shqiptaro-amerikan Astrit Meta.

Të dhënat paraprake tregojnë se të dy ndodheshin në jaht në momentin kur u përdor arma e zjarrit, ndërsa rrethanat dhe roli i secilit mbeten objekt i hetimeve.

Pas ndalimit, mjeti lundrues u shoqërua drejt Porto Palermos, ku janë bërë kontrolle dhe verifikime lidhur me ngjarjen dhe përdorimin e armës së zjarrit. Pronari i “Globus Travel” shoqërohet nga policia pas të shtënave me armë në jahtin në Palasë 3 Gusht, 00:10 arrestohen 4 persona në palasë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Pronari i “Globus Travel” shoqërohet nga policia pas të shtënave me armë në jahtin në Palasë 3 Gusht 2026, 00:0600:06Kronike Detaje nga të shtënat me armë në Palasë, shkarkohet një karikator i tërë 2 Gusht 2026, 22:4422:44Kronike Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia "blindon" Dhërmiun 2 Gusht 2026, 22:0622:06Kronike E rëndë në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari humb jetën sapo futet në det! 2 Gusht 2026, 21:1221:12Kronike Aksident në Rrugën e Kombit, makina bëhet copash; plagoset një person 2 Gusht 2026, 19:0319:03Kronike I dha Jet Ski një 12-vjeçari në Dhërmi, Policia gjobit pronarin dhe i bllokon mjetin 2 Gusht 2026, 17:1517:15Kronike