Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në Dukagjin, Shkodër. Mësohet se viktimë kanë mbetur babë e bir. Bëhet fjalë për shtetasit Lekë Gjoni, Prel Gjoni. Ndërsa raportohet se i plagosur ka mbetur Lazer Bashi. Policia e Shkodrës është njoftuar për rastin përmes një telefonate dhe në zonë janë nisur grupet e emergjencës për të verifikuar informacionin dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Situata është e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor, ndërsa zona ndodhet disa orë larg qytetit të Shkodrës. Në disa pjesë të Dukagjinit mungon edhe sinjali telefonik, duke e bërë më të komplikuar komunikimin dhe ndërhyrjen e shërbimeve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Dukagjin Shkoder

