Lajme Zone
EMRAT/ Sherr mes të dënuarve në burgun e Fierit, përfundojnë në spital. Si nisi konflikti
KulturëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

EMRAT/ Sherr mes të dënuarve në burgun e Fierit, përfundojnë në spital. Si nisi konflikti

Një sherr mes dy të burgosurve është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se janë konfliktuar me grushte dhe me sende rrethanore, Denis Brajovic me Jurgen Zoton.

Konflikti është parandaluar nga punonjësit e sigurisë së Burgjeve, teksa të dy janë dërguar për mjekim në spitalin e Burgut dhe tashmë po kthehen sërish në qelitë respektive, të shpqëruar nga forcat e policisë.

Denis Brajovic i njohur edhe me mbiemrin Bajri, është person me rrezikshmëri të lartë , i akuzuar nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndoj. Ndërsa Jurgen Zoto mbahet në burg për vjedhje me dhunë dhe mbajtje pa leje të armës së zjarrit.

Sipas informacioneve, i pari që ka nisur konfliktin ka qenë Jurgen Zoto i cili ka goditur Denis Bajrin. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të marrë masa ndëshkuese për të dy personat, teksa pritet edhe një njoftim zyrtar për mediat. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet burgu i Fierisherr