Lajme Zone
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO)


Sherr me mjete prerëse në burgun e Fierit mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotos. Bajri dhe Zoto mbetën të plagosur, ndërsa Gjini u fut në izolim. Kamerat e sigurisë pritet të zbardhin dinamikën dhe motivet e përplasjes.

FIER- Dy personazhe të njohur të botës së krimit dhe të akuzuar nga SPAK për pjesëmarrje në grupe kriminale, Denis Bajri dhe Aldo Gjini, janë përfshirë në një sherr në burgun e Fierit, bashkë me një tjetër të burgosur, Jurgen Zoto. Gjithçka ndodhi në ambientet e ajrimit, kur mes të burgosurve shpërtheu një sherr me mjete prerëse, përfshirë brisk. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë së burgut për neutralizimin e situatës, të cilat kanë kthyer të burgosurit në qelitë e tyre. Për shkak të përplasjes me mjete prerëse, Denis Bajri (Bajoviç), si edhe Jurgen Zotaj, kanë mbetur të plagosur. Ata u dërguan në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore dhe tashmë janë kthyer sërish në qeli. LEXO edhe...Përmirësohet situata nga zjarret në vend, vetëm 2 vatra nën monitorim! Në Mallakastër u dogjën 180 ha pyje Motivet e sherrit ende nuk dihen, por burime sqarojnë se tre të burgosurit njihen për raportin e afërt mes tyre dhe kohën që kalojnë së bashku në ambientet e ajrimit. Këqyrja e kamerave të sigurisë do të zbardhë dinamikën e plotë të përplasjes. Ndërsa Aldo Gjini, pjesë e grupit të Rrajave, menjëherë pas sherrit është futur në izolim. Denis Bajri akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit kriminal Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit 2022. Për llogari të Martinajt, Denis Bajri akuzohet se ka marrë pjesë në eliminimin e Gjin Ndojit në 2020-ën. Ai u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tashmë SPAK e ka kaluar dosjen e tij për gjykim. Aldo Gjini është pjesë e grupit kriminal të ‘Rrajave’ të Fushë-Krujës, të cilët akuzohen nga SPAK se kanë trafikuar 2.4 ton marijuanë e kokainë drejt Evropës. Ndërsa, Jurgen Zoto rezulton në burg për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al Jurgen Zoto Aldo Gjini Denis Bajri burgu i fierit Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.1% Jo 61.2% Nuk e di 4.7% Vota total: 3206 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?