Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

EMRAT/ Mashtruan 64-vjeçarin për 100 mijë euro, arrestohen dy të rinj në Tiranë


Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Seen”, duke goditur një tjetër rast të dyshuar mashtrimi për përfitimin e shumave të mëdha të parave përmes platformave të komunikimit online.

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Seen”, duke goditur një tjetër rast të dyshuar mashtrimi për përfitimin e shumave të mëdha të parave përmes platformave të komunikimit online.

Në kuadër të operacionit, janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, Edison Korra 24 vjeç dhe Orest Balla 23 vjeç, të cilët dyshohet se po merrnin shumën prej 100 mijë eurosh nga një 64-vjeçar.

Sipas Policisë, hetimi nisi pas kallëzimit të 64-vjeçarit, i cili kishte dyshime se po mashtrohej përmes një platforme komunikimi online. Nga hetimet, të kryera edhe me metoda speciale, dyshohet se dy të rinjtë kanë komunikuar me 64-vjeçarin përmes një profili të rremë në një rrjet social. Profili ishte krijuar duke përdorur të dhënat dhe kredencialet e një personi të njohur të viktimës, me qëllim bindjen e tij për të dorëzuar shumën e parave.

Operacioni u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, pas administrimit të menjëhershëm të kallëzimit.

Dy të arrestuarit u kapën në flagrancë në momentin kur po merrnin 100 mijë eurot.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet