Konspiracionisti Alfred Cako, në një intervistë për CNA TV me gazetarin Elvi F, ka bërë paralajmërime të forta mbi ndryshimet e pritshme në skenën politike shqiptare.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama ndodhet në një situatë të vështirë dhe në konflikt të hapur, ndërsa skenari politik parashikon ndryshime rrënjësore.
Cako tha se brenda muajit tetor do të mbahet një kongres i Partisë Socialiste për shkarkimin e Edi Ramës nga drejtimi i kësaj force politike, ku, sipas tij, drejtimin pritet ta marrë Elisa Spiropali. “Edi Rama do të bjerë shpejt. Deri më 20 tetor do të ketë një marrëveshje të madhe ku do të jenë katër palë në bisedime. PS do të bëjë një kongres të menjëhershëm për shkarkimin e Ramës pasi ai të japë dorëheqjen dhe mund të vendoset një mjaftiste që janë akoma më të egër në agjendën e Soros-it, Spiropali mendoj që mund të jetë”, ka thënë Cako në intervistë për CNA. Më tej, konspiracionisti Alfred Cako ka zbuluar edhe qeverinë e dalë nga protesta. “Soros ka stërvitur se ç'është një Vatnika, një gocë bashkë me burrin e saj Edison Lika, në prapaskenë është ideologu i tyre që duan ta bëjnë president që është Fatos Lubonja. Kryeministër duan të bëjnë Arlind Qorin që është luftëtari më i madh kundër të pasurve. President të jetë Fatos Lubonja. Po u bë kjo skemë Xheni Karajn do ta kemi kryeministre”, tha Cako. Gjatë së njëjtës intervistë, Cako ka bërë publike nisjen e një nisme të re qytetare. Më 29 gusht, në orën 10:00 tek amfiteatri në kryeqytet do të zyrtarizohet krijimi i lëvizjes "Shqipëria e shqiptarëve". Qëllimi i kësaj platforme është organizimi i veprimeve për periudhën e vjeshtës, ku pas synimit për rrëzimin e qeverisë, nisma parashikon krijimin e një asambleje kushtetuese për ngritjen e një qeverie teknike, ku Cako deklaron se do të jetë thjesht mbështetës.
Cako ka hedhur akuza mbi organizimin dhe financimin e protestave aktuale, duke përmendur emra konkretë të përfshirë në financime dhe mbështetje.
Gjithashtu, u diskutua mbi performancën e ministrave dhe zyrtarëve të lartë, përfshirë Blendi Gonxhen, për të cilin i kërkoi SPAK-ut që ta ketë në fokus.
Cako foli edhe për pandeminë Covid-19 dhe bindjen e tij se ishte e planifikuar.
Cako paralajmëron një vjeshtë jashtëzakonisht të nxehtë politike ku lëvizjet e reja, zhvillimet brenda partive, përfshirë edhe qëndrimet e tij pritet të jenë në qendër të vëmendjes publike dhe debateve në muajt e ardhshëm./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

