Janë zbardhur emrat e biznesmenëve që janë pjesë e dosjes së ish-zëvendëskryemistrit, Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorëve.
Më konkretisht të pandehur për këtë dosje janë marrë biznesmenët Sokol Meqemeja dhe Gerian Kuka. Emrat janë bërë të ditur në njoftimin e Gjykatë së Posaçme, ku të pandehurit duhet të paraqiten para togave të zeza në seancën që është caktuar të mbahet më 3 nëntor në orën 09:30. Personat e tjerë të pandehur janë: Arben Ahmetaj, Albina Mançka, Erjola Hoxha, Mirel Mërtiri (alias Klodian Mërtiri), Klodian Zoto, Andi Boni, Elda Dinaj, Helidon Begaj dhe Sonila Goxhaj. Kujtojmë se në mars të këtij viti, Prokuroria e Posaçmepërfi hetimet dhe dërgoi për gjykim procedimin penal nr. 277/1 të vitit 2022 kundër ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe 10 personave të tjerë.
Sipas SPAK-ut, Ahmetaj akuzohet për disa vepra penale, përfshirë “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë”, “pastrim parash” dhe “fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë”, të kryera në disa episode dhe në bashkëpunim.
Hetimet tregojnë se ai ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe përfitime të tjera nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet pagesave të fshehura, shitjeve fiktive dhe investimeve të maskuara.
Njoftimi i Gjykatës së Posaçme:
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 03.11.2026 ora 09.30, do të zhvillohet seanca gjyqësore për gjykimin e çështjes penale me nr. 87 regjistri themeltar që u përket:
KËRKUES: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
TË PANDEHUR:
Arben AhmetajAlbina MançkaErjola HoxhaMirel Mërtiri (alias Klodian Mërtiri)Klodian ZotoAndi BoniElda DinajGerian KukaHelidon BegajSonila GoxhajSokol Meqemeja
Gjykata ka vendosur njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të të pandehurit:
Arben Ahmetaj, i biri i Nevruzit dhe i Ferdanes, i datëlindjes 28.06.1969, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë, Rruga “Kongresi i Lushnjes”, Tiranë.
Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 03.11.2026, ora 09:30, nëpërmjet:
a. Afishimit në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
b. Publikimit në faqen e internetit të kësaj gjykate.
Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

