Lajme Zone
EMRAT/ Francezi u gjet i vrarë në Ksamil, ky është autori i dyshuar i krimit
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

EMRAT/ Francezi u gjet i vrarë në Ksamil, ky është autori i dyshuar i krimit

(Në foto autori i dyshuar i krimit)

(Në foto autori i dyshuar i krimit)

Një 20 vjeçar francez është gjetur pa shenja jete rreth orës 05:15 në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil.

Sipas të dhënave paraprake, i riu Miguel Mendes dyshohet se është goditur me thikë, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Policia dyshon se autor i ngjarjes është 29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has, i cili dyshohet se është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për dokumentimin ligjor të saj.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të konfliktit dhe rrethanat që çuan në vdekjen e të riut francez. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet