Lajme Zone
Vrasja në Ksamil/ Detaje të reja nga arrestimi i Sokrat Vatës, në automjet ishte edhe një shtetas turk
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja në Ksamil/ Detaje të reja nga arrestimi i Sokrat Vatës, në automjet ishte edhe një shtetas turk

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me arrestimin e Sokrat Vatës. Sipas informacioneve të fundit, në automjetin ku u gjet Vata, në momentin e ndalimit, drejtuesja ishte një shtetase e huaj, ndërsa në cilësinë e pasagjerit ndodhej një shtetas turk.

Vata dyshohet se, përveç angazhimit si roje plazhi në “Principotes”, ushtronte njëkohësisht edhe detyrën e badigardit të hotelit.

Rrethanat e pranisë së dy shtetasve të huaj në automjet dhe roli që Vata kishte në strukturën e sigurisë së hotelit janë pjesë e hetimeve, ndërsa pritet që në vijim të zbardhen të tjera detaje lidhur me ngjarjen dhe aktivitetin e tij. Ksamili i trondit mëngjesin e sotëm nga një krim i rëndë. Një 20 vjeçar francez u gjet pa shenja jete rreth orës 05:15 në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil.

I riu Miguel Mendes dyshohet se u goditur me thikë, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Lidhur me këtë ngjarje u arrestua Sokrat Vata, disa orë më vonë.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet ksamilSokrat Vatavrasje