Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti, duke i siguruar atij mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës.Qeveria e re u votua me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim. Pas votimit të Qeverisë, 15 anëtarë të kabinetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, duhet të heqin dorë nga mandatet e tyre si deputetë të Kuvendit, pasi një person nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe atë të ministrit apo anëtarit të Qeverisë.Si rrjedhojë, mandatet e liruara nga ministrat pritet t’u kalojnë kandidatëve të tjerë nga lista e LVV-së, raporton Telegrafi.Deputetët e rinj të LVV-së pritet të jenë:Naim BardiqiFitim HaziriIlir QeriqiEgzon AzemiMimoza ShalaArsim AdemiLuan AliuFatos GeciAdelina TrshanaEjup AhmetiFiliz MustafaArijeta RexhepiAgon BatushaFahrush RexhepiElvira Ibrahimi HotiNdryshe, përbërja e kabinetit qeveritar mbetet e njëjtë me atë të Qeverisë së tretë të drejtuar nga Kurti.Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministërKryeministër: Albin KurtiZëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës: Glauk KonjufcaZëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika GërvallaZëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim: Fikrim DamkaMinistër i Financave: Hekuran MuratiMinistër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare: Andin HotiMinistër i Mbrojtjes: Ejup MaqedonciMinistër i Punëve të Brendshme: Xhelal SveçlaMinistër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike: Lulëzon JagxhiuMinistër i Shëndetësisë: Arben VitiaMinistër i Arsimit dhe Shkencës: Hajrulla ÇekuMinistre e Kulturës dhe Turizmit: Saranda BogujevciMinistër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Elbert KrasniqiMinistër i Sportit dhe Rinisë: Blerim GashaniMinistre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend MujaMinistër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal BashaMinistre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit: Mimoza KusariMinistre e Ekonomisë: Artane RizvanolliMinistër për Komunitete dhe Kthim: Nenad RashiqMinistër për Zhvillim Rajonal: Rasim DemiriMe votimin e Qeverisë së re, Kuvendi ka bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e institucioneve të Kosovës, ndërsa në proces mbetet edhe zgjedhja e Presidentit të Republikës.Megjithatë PDK-ja ka bërë të ditur se në kërkesën që synon ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese do të përfshijë jo vetëm çështjen e konstituimit të Kuvendit, por edhe formimin e Qeverisë së re./Telegrafi/

